Plagoset me armë në oborrin e shtëpisë kryetari i PD në Ulëz, policia mashtron si vetëplagosje

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Mat, në fshatin Bushkash ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Burimet bëjnë të ditur se, ka mbetur i plagosur Xhovalin Rica, kryetari i Grupseksionit të PD në Ulëz. Sipas të njejtave burime, Rica është plagosur me armë në oborrin e shtëpisë së tij. Ndërsa policia shpërndan lajmin për mediat sikur është vetëplagosur. Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se, Rica ka qënë në oborrin e shtëpisë së tij kur është qëllur me çifte nga një person dhe ka mbetur i plagosur rëndë.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se, Xhovalin Rica ka qënë në një lokal me një person sot në mesditë dhe kanë bërë debate. Dyshohet se personi që ka qënë në lokal me Ricën mund ta ketë qëlluar me çifte. Policia e njeh personin që qëlloi me armë ndaj kreut të të Ulzës, por e ka lënë të lirë duke e cilësuar krimin si vetëplagosje.
I plagosuri Rica është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Rica mësohet se është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, për një mjekim më të specializuar.
Burime policore kanë bërë të ditur se po hetohet në disa pista për këtë ngjarje të rëndë.
Dy pistat kryesore të ngjarjes janë ajo e plagosjes nga një person tjetër, pasi dëshmitarë kanë treguar se gjatë mesditës së sotme Gjovalin Rica ka pasur një debat me një person tjetër.
Ndërsa po verifikohen edhe deklarimet se mund të jetë një vetë plagosje.
Deri më tani policia ka lëshuar vetëm një deklaratë paraprake për këtë ngjarje të rëndë.

Njoftimi i Policisë 
Policia ka marrë informacion se në fshatin Bushkash, Mat, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi Gj. R., 45 vjeç, pranë banesës së tij. Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në vendin e ngjarjes, ku paraprakisht i dëmtuari ka deklaruar se është vetëplagosur me armën e gjahut. Shtetasi Gj. R., është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor vijon hetimet për sekuestrimin e çdo prove materiale që do të çonte në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Krimi del jashtë kontrollit
Pak ditë më parë tre punonjës të Bashkisë që shkuan për të hapur një rrugë kalimi në fshatin Shëlli të Matit u qëlluan me armë dhe mbetën të vrarë. Punonjësit e Bashkisë sapo ishin ulur për të ngrënë drakë në local kur u qëlluan me armë nga kreu i PS, Kujtim Koxha.
Punonjësit ishin duke punuar, pasi mbaruan u ulën në lokal dhe kishin qenë duke ngrënë drekë, dhe autori hyri në lokal, i qëlloi me automatik. Autori i krimit kishte debatuar fillimmisht me punonjësit e bashkisë duke u thënë se, “pse e dnërtoni rrugen për të bërë fushatë për Partinë Demokratike”. Aii ka qëlluar me breshëri plumbash duke lënë të vdekur tre punonjës të bashkisë dhe një tjetër mbeti i plagosur.

ambulance