Martina Colombari: Është shumë e lehtë për ta fajësuar Ronaldon…

Martina Colombari është modele, aktore, prezantuese televizive dhe aktiviste, gjithmonë shumë e vëmendshme për rolin që luajnë gratë në shoqërinë moderne. Kësisoji, ajo do të jetë e ftuar në festivalin “Mythos: la donna 2.0”, që do të organizohet këto ditë në “Teatro San Babila” të Milanos, ku gratë festojnë me muzikë, teatër…
Por, ajo, gjithashtu, e njeh botën e futbollit, me të cilën ra në kontakt falë burrit të saj, Alessandro Costacurta. Dhe akuza për përdhunim, që i bëhet Cristiano Ronaldos, i ka tërhequr vëmendjen, por thotë se drejtësia duhet të thotë fjalën e saj, para se të formojë një opinion përfundimtar mbi këtë çështje:
“Këto janë situata delikate. Për të dhënë një opinion, ne duhet të kemi më shumë informacion. Eshtë shumë e vështirë për ta gjykuar çështjen më vete, pa marrë parasysh nëse lidhet me Ronaldon, apo dikë tjetër. Por, për fat të keq, është e lehtë ta përdorësh Ronaldon në faqen e parë të gazetave.
Nëse ai e ka bërë me të vërtetë këtë gjë, duhet të paguajë, dhe me të drejtë. Në të vërtetë, duhet të dënohet edhe më shumë, duke pasur parasysh se duhet të japë një shembull të mirë për njerëzit. Por, kur ka gjysma të vërtetash, kufiri për të gabuar është gjithmonë shumë i hollë.
Dhe nuk është e lehtë për të kuptuar se si janë gjërat në të vërtetë. Ajo doli vetë në atë mbrëmje, e ka miratuar një natë të mirë, që mund ta shijonte, e dinte se me çfarë po përballej… Por, ajo është, gjithashtu, e lirë të thotë: unë shkova, por nuk mund t’i kënaqja të gjitha kërkesat e tij.
Por, ka shumë pikëpyetje kjo histori, aq sa kemi dijeni nga mediat. Sa interes do të kishte një histori e tillë, fjala vjen, në qoftë se përmendet Mario Rossi dhe jo Cristiano Ronaldo dhe do të dalë në qarkullim pas njëfarë kohe? Ka kaq shumë komponentë…, është shumë e paqartë.
Është e vërtetë, të argëtojnë klientët e lokaleve, kjo është punë e vajzës së përfshirë. Dhe nëse ajo vendos të largohet për në hotel, duhet të jetë e lirë për ta bërë këtë, për këtë nuk ka dyshime. Nuk mund ta diskutojmë këtë gjë. Në të njëjtën kohë, edhe pse…, nuk e di. E përsëris, është shumë delikate si histori, për njërin dhe tjetrin”.