Ballina Aktualitet Kush janë ministrat dhe deputetët e përfshirë në trafiqe, gazetari paralajmëron publikimin...

Kush janë ministrat dhe deputetët e përfshirë në trafiqe, gazetari paralajmëron publikimin e dosjes

Gazetari Basir Çollaku ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmë në emisionin “360gradë” ku ka thënë se ka në dorë dosje ku përmenden shumë emra ministrash e deputetësh. Madje ai shtoi se, shumë shpejt do të publikohet në media.
“Do të shkoj në prokurori pasi Taulant Balla më ka paditur në lidhje me çështjen e Emiljano Nuhut. Kam shumë dosje ku përmenden shumë emra, dhe do të publikohen shumë shpejt në media”, tha Basir Çollaku.
Teksa pritet të shkojë në prokurori për padinë e bërë nga Taulant Balla, Çollaku thotë se nuk ndihet i frikësuar për shkak se ka thënë të vërtetën.
“Nuk ndihem i kërcënuar sepse nuk kam gënjyer. Kjo është ajo që më mbron. Mekanizmi që po përdoret është shantazhues, jo vetëm ndaj meje por ndaj çdo opinisionti në këtë vend. Të krijosh Byronë Politike në 2018-n se kush duhet të dënohen, kush shkon në Prokurori. Trafiku i drogës është normalitet dhe prokuroria merret me gjëra të tilla. Nuk di çfarë duhet të hetojnë tjetër Prokuroria dhe policia, kur krimi është bërë normalitet. Unë nesër do të dëshmojë në prokurori për kallëzimin e Taulant Ballës për kallëzim të rremë. Nëse unë kam shpifur, do të dënohem unë. Problemi këtu është të shmanget çfarë ka deklaruar komisari, Emiljano Nuhu. Ai thotë edhe prova që është gati t’ia vërë në dispozicion drejtësisë, jo asaj servile ndaj qeverisë. Janë implikime konkrete ministrash, deputetësh në trafiqe, në para elektorale miliona euro. Janë gjëra që kanë ndodhur në Shqipëri. Kryeministrin e ka marrë e keqja para”, tha Çollaku.
Çollaku tha se kryeministri Rama po riformaton marrëveshjet me të ‘fortë” të rinj, pasi të “vjetrit” janë dekonspiruar.
“Është duke riformatuar marrëveshjen me të “fortët”. Nuk i ka në dorë ky të “fortët”, por të “fortët” e kanë këtë. Janë të ‘fortë’ Ndokaj, Rraja, Tahiri, Balla. Ish-ministri që ka një dosje për trafik droge në një organizatë ndërkombëtare të krimit të organizuar. Janë një pjesë e këtyre të fortëve që dolën nga Parlamenti.
Janë edhe nja 10 të tjerë që po u dalin dosjet. Tani po bëhet marrëveshja e re se u dekonspiruan grupi i parë i të fortëve, duhen të fortë të tjerë dhe për të riformatuar marrëveshjen, duhen para të tjera”, u shpreh Çollaku.

Exit mobile version