Ballina Editorial Piazzë lartët…

Piazzë lartët…

Nga Ylli Manjani

Propaganda, propagandistës dhe viktimat e propagandës qeveritare përpiqen të ngulin në opinion teorinë se ata që merren me Babalen janë piazzë e ulët. Medemek qeveria që mbron trafikantët dhe drejton trafikun e drogës është piazzë e lartë. Babalja dhe kush merret me të, për të denoncuar krimin e kriminelët e qeverisë nuk bëjnë… Puna është se ka shumë viktima kjo lloj propagande. Them viktima sepse pak kush e vë mendjen në punë.
Babalja është një njeri i zakonshëm që ka jetuar me këto gjëra. Pra me trafik e shitje malli. E ka bërë këtë gjë për njëfarë kohe edhe me Agronin dhe ndoshta edhe me Agronë të tjerë. U fut në vallen e denoncimit jo për parime të larta, por thjesht se kishte mbetur pa punë. E kishin nxjerrë nga loja. Kështu që çfarë prisni të jetë Babalja?! Profesor Doktor i Akademisë së shkencave?! Ai ishte bashkëpunëtor me Agronin dhe bashkë shisnin drogë. Ndaj ne të tjerët nuk kishim si ta merrnim vesh ç’bënte Agroni, i dënuar nga Italia, nëse nuk fliste bashkëpunëtori i tij.
Këtë gjë bëjnë prokuroritë anti mafia gjithandej. Por meqë këtu prokuroria quan Mafie ata që denoncojnë, ai e bëri publikisht. Ndaj ata që e mbajnë veten për piazzë të lartë, i sugjeroj të ulen me këmbë në piazzën ku rrimë të gjithë. Në piazzën që jetojmë si shqiptarë e na shesin si trafikantë…

Exit mobile version