Ish-ministri zbulon prapaskenat e ligjit për lojrat e fatit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar disa nga prapaskenat e ligjit të ri për lojrat e fatit.
Sipas tij qeveria do ta kthejë këtë biznes monopol, dhe do ti detyrojë bixhozlinjtë të paguajnë më shumë për vesin e tyre.
Postimi i plotë i Manjanit
Nëse dikush ka iluzion se me ligjin e ri të lojrave të fatit do zhduket bixhozi e ka krejt gabim. Bizhozi është luajtur, luhet e ka për t’u luajtur pavarësisht se cila “marrëzi” qeveris! Çështja është se marrëzia aktuale i detyron bixhozxhinjtë të luajnë në biznese monopol. Pra lojtarët dhe familjet e tyre do paguajnë më shumë për vesin tyre!!!
Ndërkohë biznesi i “marrëzisë-qeveri” do ketë fitime super të majme sepse nuk ka më konkurrencë. Është e njëjta sasi lojtarësh që do luajë në pak, fare pak (ndoshta 1 ose 2) kompani… Edhe kjo (palo) reformë që po i shitet miletit si në favor të tij, nuk është aspak e favorshme për të.
Është njësoj si Reforma në Drejtësi, ku në emër të luftës kundër korrupsionit, mbyllet gjykata e shtetit dhe hapet departamenti i shpifjeve në Parti… Fake?! Jo mo çfarë Fake! Tingëllon bukur kjo fjalë! Janë thjesht mashtruesa!