Burgosen dy futbollistët që e sulmuan ministrin

Dy futbollistët e Kombëtares së Rusisë, Pavel Mamaev dhe Alexander Kokorin janë burgosur pasi e kishin fizikisht me karrige Ministrin e Tregtisë të Rusisë, Denis Park në një kafene në Moskë.
Lojtari i Zenit St Petersbugurt, Kokrin, dhe ai i Krasnodarit, Mamaev, u filmuan duke e sulmuar Parkun, të cilin e ofenduan në baza etnike zyrtarin qeveritar, i cili i takon etnitetit Korean, transmeton Gazeta Express.
Park kishte kërkuar ndihmë mjekësore para se ta raportonte rastin në polici. Ministria e Brendshme e Rusisë e kishte nisur një hetim ndaj dy futbollistëve të përfshirë në sulm.
“Momentalisht janë duke u hetuar të gjitha rrethanat dhe të përfshirët në incident”, kishte thënë ministria ruse në një komunikatë për media.
Tanimë hetimi ka përfunduar dhe Kokorini dhe Mamaevi tanimë janë burgosur. Ata po mbahen në burgun Butirka, ku ishin burgosur edhe disidentët sovjetik. Dyshja do të qëndrojë në këtë burg deri më datën 8 dhjetor.
Pastaj, ata do të transferohen në një bllok të veçantë, ku kushtet janë më të përshtatshme, sipas sekretarit të komisionit që i mbikëqyr të drejtat e të burgosurëve në Moskë, Ivan Melnikov.
Kjo ngjarje u dënua nga Kremlini, Qeveria, Kancelaria, Duma, Ministria e Sportit, klubet e futbollistëve dhe legjenda të futbollit rus. Arrestimi i Kokorinit dhe Mamaev u bë lajmi më i rëndësishëm gjatë këtyre ditëve në Rusi.