Daçiç e pranon: SHBA ka bllokuar planin Thaçi-Vuçiç-Rama për ndarjen e Kosovës

Konfirmi i kësaj rradhe vjen nga vetë Serbia. Ministri i Jashtëm serb ka pranuar se plani I tyre për ndarjen e Kosovës i koordinuar me Thaçin e Ramën është bllokuar nga Shtetet e Bashkuara.
Ka kohë që Serbia ka nisur një fushatë për të bindur shtetet që e kanë njohur Kosovën, ta anulojnë vendimin për njohjen e pavarësisë. Ivica Daçiq ka thënë se qëllimi i tij është që numrin e njohjeve, nga 116 sa janë të regjistruara nga Kosova, ta cojë nën 96.
Por, Ivica Daçiq Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Serbis ka thënë në një emision televiziv në Serbi se Amerikanët i kanë kërkuar që ta ndalet kjo fushatë me arsyetimin se në këtë mënyrë pala serbe është duke punuar kundër dialogut me Kosovën.
“Amerikanët na kanë kërkuar që të mos u kërkojmë shteteve që ta tërheqin njohjen. Kjo ka ndodhur gjatë një takimi në Nju Jork ku isha me Kryeministren Ana Bërnabiq” ka thënë shefi i diplomacisë serbe.
Daçiq ka thënë se qëllimi i tij është që Kosova e cila ka të regjistruara 116 shtete që e kanë njohur të mos njihet nga shumica e shteteve anëtare të OKB’së. Pra, Serbia synon që ky numër të ulet nën 96, nga 192 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara.