Ballina Politikë Basha del nga Prokuroria: Ky regjim është drejt fundit, diktatura do të...

Basha del nga Prokuroria: Ky regjim është drejt fundit, diktatura do të shkatërrohet

Kryetari i PD, Basha deklaroi pas daljes nga Prokuroria ku ai ishte thirrur pas padisë së bërë nga deputeti Balla se ky regjim ëhstë drejt fundit, ndaj dhe po përdor mjetet e fundit që janë kapja e shtetit. Basha lëshoi një mesazh të qartë për Ramën pas daljes nga Prokuroria ku u shpreh se “makinacionet e tij nuk na trembin dhe se ky nuk ëhstë fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit. Diktatura do të shkatërrohet”, tha Basha.
Basha deklaroi se thirrja e kreutr të opozitës për t’u paraqitur në prokurori, është fillimi i fundit të këtij rregjimi kriminal.
Mesazhi im për Ramën dhe veglat e tij është: PD, unë dhe shqiptarët, nuk shantazhohemi as impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Edi Ramës, dhe jemi të vendosur të vazhdojnë betejën tonë…
Thirrja e kryetarit të opozitës në një regjim kriminal për t’u paraqitur në Prokurori, nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit kriminal. Nuk shantazhohemi, as unë dhe as shqiptarët.

Deklarata e plotë e kryetarit të PD, Basha
Dy deputetë të opozitës janë thirrur sot në Prokurori; deputeti Salianji, sepse është kallëzuar nga një trafikant i dënuar droge dhe unë i kallëzuar nga një politikan bandit i lidhur me krimin. Kur regjimet e korruptuara dhe të inkriminuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit me shpresën e dëshpëruar për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpëtuar pushtetin e tyre të inkriminuar. Thirrja e kryetarit të opozitës në një regjim kriminal për t’u paraqitur në Prokurori, nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit kriminal.
Ndaj sot kam një mesazh të qartë për Edi Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo: Partia Demokratike, unë dhe shqiptarët e vendosur për të larguar krimin nga politika, as nuk trembemi, as nuk shantazhohemi dhe as nuk impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Edi Ramës, por jemi të vendosur për të vazhduar deri në fund betejën tonë për çmontimin e këtij shteti privat dhe shkatërrimin e diktaturës mafioze.

Exit mobile version