Një vrasës në kërkim të nënkomisarit që denoncoi përdhunimin nga djali i deputetit

Durim Bani udhëtoi jashtë Shqipërisë, pasi u lirua nga Policia, pas aksionit të saj në Nikël të Krujës.
Durim Bami u ndalua nga policia 3 javë më parë pas një aksioni të papritur në Nikël. Pak orë pas ndalimit, Bami u lirua pa asnjë akuzë, dhe duket se kjo e ka bërë të niset drejt udhëtimit për në Zvicër.
Pas këtij informacioni, Policia zvicerane ka shtuar masat e sigurisë për oficerin Emiljano Nuhu.
Burime nga sistemi TIMS bëjnë me dije se Durim Bami ka dalë jashtë Shqipërisë më 6 tetor. Bami ka kaluar pikën e Morinës dhe më pas është larguar me avion nga Kosova, dyshohet drejt Zvicrës.
Policia zvicerane transferon Emiliano Nuhun në strehim të sigurt. Më parë Emiljano Nuhu jetonte pranë kampit të azilantëve. Emiljano Nuhu denoncoi dhunën ndaj Xhisiela Malokut në 26 shtator.
Emiljano Nuhu kishte deklaruar se ishte larguar nga vendi pasi kishte mësuar nga rrjeti i tij informativ se Durim Bami ishte kontaktuar për eliminimin e tij.
Emiljano Nuhu kishte deklaruar se ai është kërcënuar në zyrën e tij të punës në stacionin policor të Fushë Krujës nga deputeti i PS-së Rrahman Rraja në prani të Taulant Ballës dhe kryebashkiakut të Krujës Artur Bushit.