Dokumentet: Si kontrolloi Fatmir Xhafaj hetimet për përgjimin e vëllait të tij

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar disa dokumenta në studion e emisionit “Opinion”. Ai tha se, pas hetimeve të prokurorisë për audio përgjimin mes Babales dhe Agron Xhafajt qëndron në fakt vetë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Sipas Salianjit, zërin e Geron apo Agron Xhafajt e kanë marrë ekspertë të policisë shkencore që varen nga Ministria e Brendshme. Salianji tha se, edhe prokurori Gentian Osmani ka kërkuar që për analizën ta merren specialistë të policisë kriminale.
“Edhe tablatet telefonike i ka zbardhur Ministria e Brendshme. Vartësit e Fatmir Xhafajt kanë marrë kampionin e zërit të Agron Xhafës si dhe kanë zbardhur përgjimet e Babales dhe të miat”, tha Salianji duke theksuar se bëhet fjalë për një konflikt të pastër interesi.
Deputeti demokrat ka akuzuar shefen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela se ka shmangur shortin dhe ka caktuar prokurorin Gentian Osmani me urdhër të ndjekë këtë çështje. Salianji tha se, në dojen hetimore gjenden vërtetimet e gjendjes gjyqësore të Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, të dyja me të njëjtën datë dhe me të njëjtin numër protokolli, por njëra është shkruar me germa kapitale kompjuteri ndërsa tjetar me shkrim dore.