Avokati i Babales: I rrezikohet jeta, Kosova do të respektojë të drejtën e azilit

Pas arrestimit të Albert Veliut ‘Babales’ ditën e sotme në Kosovë ka ardhur dhe reagim i i avokatit të tij Tomë Gashi. Përmes një postimi në ‘Facebook’ avokati shkruan se klienti i tij është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë per Krime të Rënda në Tiranë.
Por sipas tij “Gjykatat ne Kosove do ti respektojnë te drejtat e personave qe kerkojnë azil politik te garantuara me ligje te Kosoves dhe me konventa nderkombetare dhe nuk do ta ekstradoj Z. Albert Veliun te cilit i eshte pranuar azili ne Kosove”.
Postimi i plotë:
Me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda ne Tirane sot ne Prishtine eshte arrestuar klienti ime Z. Albert Veliu i njohur si BABALJA shtetas i Shqiperise.
Sipas familjareve te Albert Veliut ati dhe djalit te tij i eshte lejuar kerkesa per azil ne Kosove deri me 29.11.2018.
Klienti im pretendon se jeta e tij eshte e rrezikuar nese ekstradohet ne Shqiperi per shkak te implikimit te tij ne aferen qe nderlidhet me Z. Agron Xhafa vllaun e Ministrit te Puneve te Brendshme te Shqiperise.
Sido qe te jete besoj qe Gjykatat ne Kosove do ti respektojne te drejtat e personave qe kerkojn azil politik te garantuara me ligje te Kosoves dhe me konventa nderkombetare dhe nuk do ta ekstradoj Z. Albert Veliun te cilit i eshte pranuar azili ne Kosove.