Vrasja në Bllok për pazare droge, Tahiri në Gjermani me Matën e atentatit

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike krimi po sundon të gjithë territorin. Ai tha se, krimi po kontrollon gjithçka: Pikat e bizhozit, turizmin, hotelerinë, ekonominë, pushtetin, drejtësinë…
Duke folur për ngjarjen e rëndë, vrasjen e ndodhur në ish-Bllok, Basha është shprehur se gjithçka ka ndodhur për pazare droge e jo për një këngëtare.
‘Ngjarja e fundit në Tiranë që na u shit si vrasje për një këngëtare, ishte për pazare droge’, theksoi Basha.
Por më pas kreu i PD-së, ka lëshuar akuza të forta për Ervin Matën, të shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur në ish-bllok. Sipas Bashës, Mata është pritësi i Saimir Tahirit në Gjermani.
‘A e dini me kë ishte Saimir Tahiri në Gjermani? Ishte më këtë Matën, që u përplas me bandat rivale dhe kjo ndodhi në lokalin e Ahmetaj, në zemër të Tiranës’, theksoi gjatë fjalës së tij kreu i PD.
Basha akuzoi Prokurorinë se është kthyer në celulë kriminale. Sipas tij, me ardhjen e kryeprokurores Arta Marku dhe emërimin e Donika Prelës po shkatërrohen të gjitha hetimet për kriminelët duke i lënë ata të lirë të veprojnë.
“Prokuroria është kapur nga pushteti, kryeprokurorja Arta Marku është vendosur hapur në krah të krimit. Prokuroria është shpartalluar me emërimin e Donika Prelës, krahu i djathtë i Xhafës. Është kthyer në një celulë që shkatërron hetimet ndaj kriminelëve. Kjo është detyra që ka marrë përsipër celula e krijuar te Prokuroria”, tha Basha.