Rama gjen aktorin si dëshmitar të rremë të përgjimit

Në bashkëbisedimin me gazetarët kreu i opozitës, Basha u ndal edhe hetimet e prokurorisë për audiopërgjimin i cili implikon vëllain e ministrit të brendshëm në trafik droge. Basha tha se, asnjë fakt nuk ka ndryshuar në video dhe zëri është i pamanipuluar.
“Regjistrimi është i vërtetë sado të përpiqen të manipulojnë nuk do ia dalin. Në Angli është cuar një kopje të materialit të marrë nga mediat. Kjo është e qëllimshme për të ulur cilësinë e zërit. Kampionet e zërit janë marrë në cdo lloj shkelje te procedurave. Dhe kanë qenë të dobëta. Ekspertiza private angleze, e dyta se në Romë s’u merr vesh, nuk përjashton mundësinë qe të jetë Agron Xhafaj”, u shpreh Basha.
Në vijim Basha akuzoi prokurorinë kur tha se ka nisur një hetim për Agron Xhafën por pa e marrë atë në pyetje.
“Nuk i kanë sekuestruar pamjet filmike në lokal, por thotë se i ka mbikëqyrur dhe s’ka gjetur gjë interesante për hetimin. Ndërsa aktori është një lojë banale dhe e trashë e krerëve të policisë dhe prokurorisë nën udhëzimin e Xhafës e Ramës”, vijoi më tej Basha, ndërsa paralajmëroi punonjësit e policisë dhe prokurorisë se do të ndeshen me drejtësinë.

agron xhafa 1