Fatmir Xhafaj ka marrë peng Fredi Alizotin?

Fatmir Xhafa besohet se po mban peng një qytetar të cilin po e akuzojnë se ka imituar zërin e vëllait të tij, Agron Xhafës në atë që quhet përgjimi i Babales për ngarkesën e drogës. Pengmarrja po bëhet me qëllim që ai të dëshmojë në lidhje me procesin dhe në kushtet e terrorit të pranojë se vërtet ai ka tentuar të imitojë zërin e Agron Xhafës. Kemi të bëjmë me një skemë kriminale të ngjashme me atë të vajzës së përdhunuar në Fushë-Krujë që për t’i mbyllur gojën e kanë marrë peng dhe e trajtojnë si të duan ata vetë me deklarata qesharake.
E njëjta strategji pengmarrje po realizohet edhe me Fredi Alizotin, për të cilin deputeti Salianji pyeti mbrëmë direkt ministrin se ku po e mbajnë këtë qytetar?
Rama ka dështuar me ekspertizën në Italia për ta çertifikuar sit ë rremë zërin e vëllait të ministrit në përgjime. KJo e detyroi të kërkojë një laborator tjetër në Angli. Edhe ky laborator ka sjellë ekspertiznë dhe në asnjë rresht të saj nuk provon mashtrimi që kërkon sit ë ligjshëm Rama deh fatmir Xhafa. Në të kundërt laboratori konfirmon se zëri është i ngjashëm me atë të Agron Xhafës.
Prokuroria ka dale një dokument i shkruar ku jepen disa të dhëna për përgjigjet që ekspertiza britanike ka dhënë lidhur me audiopërgjimin e Agron Xhafës. Konkluzioni i tij është se kompania private ku janë çuar mostrat “JP French Associates”, nuk merr përsipër të vërtetojë nëse në përgjim dëgjohet zëri i Agron Xhhafajt apo zëri i kunatit të Babales, Fredi Alizoti që nga prokuroria shqiptare akuzohet se ka bërë aktorin me pagesë.
Siç shikohet edhe në materialin me përgjigje që “JP French Associates”, ka kthyer ajo nuk merr përsipër të thotë se kush ka folur ne copëzat e incizuara me Albert Veliun.
Pra edhe britanikët nuk arrijnë ta përligjin tezën e Ramës që foli menjëherë pas publikimit se kishte provën e qartë të një trukimi nga një laborator shkencor ndërkombëtar.

Kjo bisedë u çua fillimisht në Itali nga e cila nuk erdhi përgjigje. Dhe vetëm pas tre muajsh kompania angleze ka kthyer një përgjigje por që nuk përligj versionin e pushtetit. Atë tani për tani e mbështet vetëm prokuroria kamikaze e Arta Markut.
Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar për çështjen e audiopërgjimit të Agron Xhafajt dhe konkluzionet që dha Prokuroria. Salianji ngre disa pyetje që ende nuk kanë marrë përgjigje:
“Akt ekspertimi anglez fakton se zëri i audiopërgjimit është i Xhafajt. Producenti Rama dështon në prodhimin e filmit njësoj si në qeverisje. Dy pyetje presin përgjigje sot: A e konfirmoi plotësisht laboratori shtetëror italian, laboratori më i mirë në botë sipas Ramës, që zëri është i Xhafajt? Pse nuk e nxjerr Policia arrestimin e Alizotit? Ku e arrestoi? Ku e mban sot?
Xhafaj tha që nëse ekspertiza provon që zëri është i vëllait do dorëhiqej, për kur e ruan dorëheqjen Xhafaj, pasi ekspertiza e konfirmoi zërin dhe vetëm policia e drejtuar prej tij ka fabrikuar prova?”
Po ashtu Salianji ka bërë publike sot një detaj të rëndësishëm në lidhje me audio-përgjimin e Agron-Geron Xhafaj. Duke folur në emisionin ‘Open’ në Top Channel deputeti Ervin Salianji tha se, nuk ka për të fshehur asgjë për sa i përket çështjes ‘Babale’.
‘Prokuroria nuk mund të mohojë faktet. Tabulatet telefonike si shkatërron dot. Ato janë me fakte si prova. ‘Babalja’ ka folur me Agron Xhafajn, numri i Agron Xhafajt është aty. E ka marrë në telefon vetë atë ‘Babalen’ që ai e tall’, tha Salianji.
Ja çfarë loje ka luajtur për skandalin Xhafaj
Deputeti i PD, Ervin Salianji ka komentuar akt ekspertizën e ardhur nga Anglia për audio përgjimin që pretendohet se implikon vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në trafik droge.
I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, deputeti i PD tha se, Prokuroria në mënyrë të qëllimtë nuk ka marrë regjistrimet origjinale për ekspertizën, por ka marrë regjistrimet e pamjeve nga mediat, ndonëse kishte në dispozicion materialin origjinal.
“Regjistrimet s’janë origjinale thotë akte-ekspertimi.

Janë marrë nga pamjet e mediave. Pra prokuroria ka çuar një material të marrë nga mediat për të ulur cilësinë e zërave. Pra prokuroria në mënyrë të qëllimtë e ka marrë aktin nga mediat, ndërkohë që ka materialin origjinal që i ka çuar gazetari dhe ato që ka marrë nga ne (PD). Prokuroria ka çuar disa aktorë, një Argon Hyseni dhe një Fredi Alizoti për ta ngarruar. Loja që ka bërë prokuroria është se zëri i Agron Xhafajt, sipas ekspertes private britanike, nuk është në kushtet e duhura”, tha Salianji.
Nga analiza e tabulateve rezulton se përpara se të publikohej audio-përgjimi, fillimisht Albert Veliu ka kontaktuar me Ervin Salianjin në datën 20 tetor të vitit 2017 dhe më 21 tetor 2017, ai ka vendosur kontakt edhe me gazetarin Jetmir Olldashi.
Salianji pranoi se ka marrë telefonata nga një numër i panjohur, por thotë se nuk është përgjigjur.
“Kam dhënë 200 mijë euro?” Salianji: Nëse do kishte prova s’do isha i lirë!
Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka hedhur poshtë se ai ka dhënë para për audio-përgjimin. Nëse ka prova, atëherë “unë s’do isha këtu”, tha Salianji, duke lënë të nënkuptohet se do ishte arrestuar.
“Ka dalë një përgjim mes një personi që është aktor, po e ritheksoj Prokuroria ka së paku dy aktorë që i ka çuar për ekspertim. Njëri thotë që e kam bërë unë. Përgjimet (nga prokuroria) janë bërë në 1-2 javë pasi ka dalë përgjimi. Nëse prokuroria ka fakte që kam dhënë 200 mijë euro, ça prokurorie është kjo, prokurori pa këllqe, shkon te këta, jo mo jo…”, tha Salianji.
Ai shtoi se hetimi i prokurorisë s’ka qenë i plotë: “Investigimi gazetaresk ka shkuar të kryeplaku në Tragjasë, te një lokal i Habiljave me mërin Ermal, Ermali është shef i Policisë në Dhërmi… Nëse Prokuroria do kishte vërtetuar këto budallaqet që shkruan aty unë s’kisha si të dilja këtu”.
“Prokuroria thotë që ne i kemi dhënë këto. Ka pesë muaj që prokuroria ka kohë ta vërtetojë këtë, si s’mund ta vërtetojë, kjo është qesharake”, tha.

“RD”