Ultimatum i “qytetarit dixhital” për Taulant Ballën, afat deri në ora 14.00

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, i cili i ka dhënë ultimatum kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla se në rast se nuk kërkon ndjesë për mashtrimin për foton e publikuar ku ai është në shoqëroinë e Maksi Beca, atëhere “qytetari dixhital” ka paralajmëruar atë që ai e quan “dokumenta përvëluese”. Afati që i është dhënë Taulant Ballës për të reaguar është deri në orën 14.00. Balla deri tani vazhdon të heshtë dhe të mos ketë asnjë reagim në lidhje me ultimatumin e dhënë duke lënë të kuptohet se ai do të reagojë vetëm pas daljës së “dokumentave përvëluese”.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Ultimatum i qytetarit dixhital per Taulant Bego/Jaris! sb Lidhur me mashtrimin tuaj se fotoja me te arrestuarin nga policia Maksi Bega eshte montim ne rast se nuk kerkon ndjese publike gjere ne ora 14:00 te dites sotme per fyerjen qe me ke bere do perballesh me publikim dokumentash pervluese!
Ish-Kryeministri Sali Berisha publikoi dje foton e deputetit të PS, Taulant Balla që ka dalë sëbashku me një person të dënuar për trafik kokaine.
Siç shihet edhe në Foto, Balla dhe i dënuari për trafik kokaine, Maksi Beca, duken shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Foto lajm: Taulant Bego/Jaris me bosin e kokaines Maksim Beço te arrestuar nga policia per trafik kokaine ne vitin 2015! Sb

Gjatë ditës së djeshme Balla e mohoi që të kishte dalë në foto me trafikantin e drogës, Maksi Beca. Ai tha se kishim të bënim me një montazh të fotos së publikuar nga ish-Kryeministri. Ai paraqiti një foto tjetër ku Balla kishte në krah kreun e qeverisë dhe jo Begon. Mirëpo në foton e paraqitur nga Balla janë një sërë personazhesh të ndryshëm nga foto që ka paraqitur “qytetari dixhital”. Kështu në foton e publikuar nga Berisha vihet re se pas Ballës është edhe një burrë me thinja në kokë, gjë e e cila nuk dallohet në foton e paraqitur nga Balla. E vetmja gjë e vërtetë në foton e Ballës është vetja e tij me të njëtën xhaketë, ndërsa montimi është i qartë se është bërë nga Balla me njerëzit që e rrethojnë.
Reagimi i parë i Berishës
Ish-Kryeministri Sali Berisha, reaguoi pas deklaratave të Taulant Ballës, i cili tha se FOTO-ja e publikuar në media ku shihet ai sëbashku me një person të dënuar për trafik droge është montazh.
Berisha i ka publikuar dy fotot në Facebook, ku njëra është fotoja e Ballës me trafikantin e drogës, dhe në foton tjetër ku deputetit socialist pretendon se ai ka qenë në një aktivitet me Ramën.
Në foto shihet qartë se kush është montazhi.
Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook
Qytetari dixhital pergenjeshtron Taulant Bego/Jaris, i cili duke paraqitur si deshmi nje foto me Kallam Deshtakun perpiqet ta paraqes si montim foton me supertrafikantin e kokaines Maksi Beça. Shkoni krahasimin e fotove! sb