Thonë se kanë marrë përgjigje nga laboratori në Angli, por nuk tregojnë as emrin e laboratorit

Mediat raportojnë se Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë ngritur akuzë për Albert Veliun, njohur si Babalja dhe dy shtetas të tjerë, konkretisht Fredi Alizoti dhe gazetarin Jetmir Olldashi.
Top-Channel raporton se akuza është për kallëzim të rremë dhe sipas analizës së “laboratorit anglez”, Babalja ka mashtruar me akuzat për trafik droge për vëllanë e ministrit Xhafa, Agron Xhafa.agron xhafa 1
Nuk është e qartë se kush është ky laborator anglez, ndërkohë që thuhet se zërin e Agron Xhafës e ka imituar shtetasi Alizoti që del në skenë si pjesë e trios së parodistëve të hashashit.
Mbetet për t’u parë çfarë do thonë Veliu dhe Alizoti në dëshminë e tyre, por edhe gazetari Olldashi. Pra nëse ky skenar ka qenë i përgatitur apo jo, nëse është i vërtetë apo jo dhe nëse për të ka patur apo jo dijeni Partia Demokratike.
Nga ana tjetër ka disa anë të paqarta ky njoftim, pasi nuk thuhet emri i laboratorit ndërkohë që ai vjen kur qeverisë i ka mbetur në dorë çështja Xhisiela.

Njoftim nga Prok.per Krime te Renda
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në datë 17.05.2018 ka regjistruar procedimin penal Nr. 95/v.2018 për vepren penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me vërtetësinë e audio-regjistrimit të bisedës së zhvilluar midis “Bashkëpunëtorit X” dhe “Agronit” ekziston dyshimi që jemi para veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga neni 305/25 i Kodit Penal, e kryer në formën e krijimit të provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me vendimin Nr. 142 datë 06.10.2018 ka vendosur:
Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Albert Veliu, si i dyshuar për kryerjen e veprat penale të “Kallëzimit të rremë” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga nenet 305/25 dhe 297 të K. Penal.
Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Fredi Alizoti, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Jetmir Olldashi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal.