Lidhjet me mafian, i sekuestrohen 155 milionë euro pronarit që paguan Bolinon, ja kush është

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar përmes “qytetarit dixhital” një aksion të fundit të Antimafias italiane që kësaj here ka sekuestruar pasuritë e shefit të Carlo Bolinos në Itali dhe shuma arrin në 155 milionë euro. Akuza ka të bëjë për lidhjet e tij me mafian. Ndërkohë në Shqipëri nuk dihet se cili do të jetë fati i Bolinos dhe nëse është edhe ai pjesë e hetimeve të Antimafias italiane, apo do të mjaftohen thjesht duke e konsideruar si një punëmarrës të mafias.
Postimi i Berishës
Sekuestrohen pasurite e pronarit të Bolinos për lidhje me mafien! sb
“Doktor, Pronari I Gazzetta di Mezzogiorno ku drejtor eshte Carlo Bollino ne Itali (Pasaniku Sicilian, Ciancio’) ju sekuestruan pasurite (155 mil Euro)per lidhje me mafian. Shuma gazeta Italiane fillojne te flasin per lidhje te ngushta edhe te mjeteve te tij te informacionit me Mafia.Bolino esht kryesor llafi te doli.. vetem qe nuk ishte me SCU por me Mafian Siciliane..duhet te hetohen pasurit dhe pronat e Bolinos ne Tirane.”
Kush është Bolino që shërben mafias në Itali dhe Shqipëri
Italo-shqiptari Carlo Bollino njihet për afrimitetin e tij me Edi Ramën, që kur ky i fundit ishte kryebashkiak i Tiranës dhe me Erion Veliajn, kryebashkiaku aktual i Tiranës. Bollino ka përfituar gjithmonë nga Edi Rama, që kur mori me qira ambientet shtetërore në Shkozë të Tiranës.
Por Bollino ka përfituar nga Edi Rama edhe kur ky i fundit erdhi në pushtet si kryeministër në vitin 2013. Menjëherë pas kësaj, botuesi italian që është bërë me pasaportë shqiptare, filloi shtrirjen e projekteve.
Pasi mori për disa vite radhazi fonde për të organizuar një muaj aktivitete për kancerin e gjirit, Bollino vendosi të bëjë muze disa bunkerë të ndodhur në Tiranë. Por jo vetëm kaq. Ai ka marrë përfitime edhe nga disa aktivitete të tjera të organizuara.

Më poshtë po rendisim disa prej akuzave që shtypi ka bërë ndaj Carlo Bollinos:
Erion Veliaj i jep Carlo Bollinos 24 milionë lekë për festival në bunkerin që administron vetë
Kryebashkiaku Erion Veliaj i jep pronarit të medieve Carlo Bollino mbi 24 milionë lekë për një festival 4 netësh, mbajtur në bunkerin që ka kuruar vetë, në periferi të Tiranës.
Paratë, saktësisht 2.496.000 lekë të reja janë derdhur në llogarinë e Qendrës ”Ura”, me zërin ”Shpenzime për të tjera materiale dhe shërbime operative”, me përshkrimin ”Likujdim projekti kulturor Folk&Rock in the Bunk”, siç shihet te të dhënat marrë nga ”Open Data”.
Nga informacioni që merret në uebin dedikuar dy projekteve të bunkerëve, të cilët i ka kuruar Bollino, mësohet se festivali i rrokut ka zgjatur 4 netë dhe është realizuar në janar ku kanë kënduar artistët Elton Deda, ”Asgjë sikur Dielli”, Erjon Zaloshnja & RockStock Band, Static Air etj.
”Qendra Ura” para një viti ka marrë në administrim BunkArtin, i cili u shndërrua në 2014-ën nga bunker për mbrojtjen atomike në muze artistik. Vetë stafi shkruan për projektin se ideator dhe kurator i përgjithshëm është Carlo Bollino:
”Projekti “BUNK’ART” ka filluar në nëntor të vitit 2014, me hapjen për publikun të BUNK’ART 1, ekspozita video muzeale e ngritur brenda bunkerit atomike të diktatorit Enver Hoxha në periferi të Tiranës dhe vazhdoi me hapjen në 19 nëntor 2016 të BUNK’ART 2 në qendër të kryeqytetit. Ideator dhe kurator i përgjithshëm i projektit BUNK’ART është gazetari italian Carlo Bollino, ndërsa stafi i kërkimeve historike udhëhiqet nga gazetarja Admirina Peçi. Projekti BUNK’ART është mbështetur nga OJF shqiptare “Qendra Ura”.
Nuk dihet se si janë shpërndarë te artistët paratë e marra nga bashkia, të cilët padyshim që do kenë dhënë maksimumin e tyre por nuk dihet as pse është pikërisht Qendra Ura, administratorja e bunkerit, që realizon këtë festival. A e ka zbritur nga llogaria Bashkia e Tiranës qiranë e sallës, e cila në këtë rast nuk ka se si të llogaritet?!

A mendojnë ekspertët e bashkisë që mund të ketë OJF të tjera të interesuara për zhvillimin e këtyre festivaleve?! A e kanë llogaritur në ofertën më të ulët që ”Qendra Ura” u ka paraqitur se nuk duhej përcaktuar fituesi vetëm nga çmimi më i ulët, sidomos kur qiraja e sallës nuk është përfshirë?! A ka konflikt interesi në këtë projekt kulturor?!
Në një prononcim për ABC Neës, administratori i “Qendra URA” Ergys Gezka, është shprehur se subjekti carlo bollino (2)kontraktues do t’i paguajë shtetit 160 mije leke të reja në muaj për një afat kohor 20 vjeçar.
Edhe pse lidhja e Bollinos nuk shfaqet në asnjë vend e dokumentuar, prania e tij ditën e djeshme, konfirmon atë çka është dyshuar në krye të herës: se kemi të bëjmë me një favorizim të një njeriu mediatik. Nga ana tjetër, televizioni i tij ka deklaruar se botuesi Italian është kuratori i Bunk’Art.
Bollino është akuzuar shpesh se përmes gazetës së tij, ka ushtruar “presion” ndaj qeveritarëve për të përfituar koncesion apo fond publik.
“Afera” Bunk’Art dhe Carlo Bollino
Rihapja e bunkerit anti-berthamor, i ndertuar nga qeveria komuniste rrëzë malit të Dajtit në Tirane, ka risjellë në qendër të vëmendjes polemikat dhe aludimet lidhur me favorizim të klientëve pranë qeverisë. Bëhet fjalë për qendrën historiko-artistike, “BUNK’ART” , e cila është rihapur ditën e djeshme.
Dyshimet janë të njëjta me ato të para rreth dy viteve kur Bunk’Art u hap për herë të parë, se një botues që ka aktivitet në Shqipëri ka përfituar para nga fondet publike përmes favorizimit. Mediat kanë raportuar shpesh se botuesi i gazetës Shqiptarja.com, Carlo Bollino fshihet pas të dy rasteve.
Në nëntorin e vitit 2014,kur bunkeri u hap për herë të parë u ngritën dyshime se një kompani fantazëm kishte marrë projektin me vlerë 170 milion lek nga Ministria e Mbrojtjes. Kjo Ministri, sebashku me Ministrine e Kultures i dhanë firmës “Qendra per zhvillime sociale dhe ligjore” fondin në fjalë. Por, asnjë prej këtyre institucioneve nuk bëri njoftim publik, tender, apo ftesë subjekteve për të konkuruar me projekt-idetë e tyre.

Kështu, një fond prej 120 milione leke nga Ministria e Kultures i ka kaluar pa konkurrim dhe pa tender subjektit “Qendra per zhvillime sociale dhe ligjore”.
Sipas të dhenave nga Thesari i shtetit, firma “Qendra per zhvillime sociale dhe ligjore”, ka tërhequr në daten 12 Nentor, rreth 2 javë përpara çeljes së ekspozites, rreth 72 milion leke, 60% te shumes te te gjithe projektit.
Por, për firmën që fitoi të drejtën për të realizuar projektin Bunk’Art u dyshua se ishte një subjekt fantazëm, pasi nuk rezultonte e regjistruar as në QKR, as një Gjykatën e Tiranës, ku regjistrohen organizatat jofitimprurese.
Përveç 120 milionë lekë të marra nga subjekti për Bunk’Art, në Thesarin e Shtetit rezulton edhe një transaksion tjetër, institutucioni buxhetor i të cilës nuk bëhet me dije.
Ajo që thuhet është vetëm se bëhet fjalë për një Mbështetje për Shoqërinë Civile, me vlerë rreth 24 milionë lek të vjetra.
Emri i Carlo Bollinos shfaqet që në krye të herës, ku dy ditë pas hapjes së Bunkerit, ambasada italiane organizoi nje ëorkshop me Ministritë e Bujqesise dhe Ekonomise.
Siç duket në videon e mëposhtme, Ministri Panariti dhe Ambasadori italian Gajani do të falenderonte publikisht për organizimin e ceremonisë Carlo Bolinon.
Ky i fundit është shfaqur sërish ditën e djeshme, në rihapjen e Bunk’Art, në krah të Kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Ministres së Ekonomisë Milva Ikonomi.
Këtë herë bëhet fjalë për një kontratë qiraje, të lidhur nga Ministria e Ekonomisë dhe “Qendra URA”. Lidhja e kësaj të fundit me Bollinon mësohet të jetë financierja e Qendrës, Irma Gordani, e cila më parë ka qenë përfaqësuese ligjore e televizionit të Bollinos.