Ballina Aktualitet Pamjet e para të sherrit që i parapriu luftës mes grupeve në...

Pamjet e para të sherrit që i parapriu luftës mes grupeve në Bllok

“Abc News’ ka publikuar pamjet e një sherri të ndodhur disa ditë më parë në një lokal në Tiranë, që dyshohet se është edhe fillimi i konfliktit midis të fejuarit të Elvana Gjatës, Ervin Mata, dhe grupit të Ervis Martinajt.
Pamjet nuk janë ato të konfliktit që ndodhi mbrëmë në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha, por të disa ditëve më parë.
Konflikti midis dy grupeve ka mbetur i hapur derisa ata janë përballur mbrëmjen e djeshme dhe kanë përdorur armët.
I dashuri i saj Ervin Mata është shpallur në kërkim së bashku me dy miq të tij, mbi të cilët rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese.
Vetë këngëtarja është shoqëruar në polici, teksa burime thonë se ajo ka qenë shumë e tronditur gjatë dëshmisë, po nuk e ka mohuar faktin se ka qenë aty në momentin kur ka ndodhur përplasja.
Detajet e policisë
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku u plagosën me armë zjarri shtetasit Ervis Martinaj 36 vjeç dhe Eljon Hato 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha 28 vjeç.
Arrestohen në flagrancë dy të plagosurit dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri “Glock”, gëzhoja, shumë në euro, automjete e aparate celular.

Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qëndrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë
– Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
– E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë
– F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë
– M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë
Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– armë zjarri tip “Glock”
– 11 gëzhoja
– 10 000 euro
– tre automjete
– aparate celular
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278 të Kodit Penal.

Exit mobile version