“Çmenduria” e fundit nga Jose Mourinho…

E tha dhe e bëri! Jose Mourinho i ka detyruar të gjithë të zgjohen, që pa gdhirë, për të ndjekur konferencën për shtyp.
Në tetë të mëngjesit, një orar i pazakontë, Jose Mourinho doli para gazetarëve, por të gjithë ishin të pranishëm me blloqet e shënimeve dhe regjistruesit, për të parë atë që kishte për të thënë portugezi.
Duke parë “shfaqet” e ditëve të fundit pritej me interes ajo që kishte për të thënë Mourinho, në prag të ndeshjes me armikun e përbetuar Rafa Benitez, por ai foli vetëm për 3 minuta. Ose më saktë 3 minuta e 32 sekonda.
Përgjigjet e tij ishin vetëm me një fjalë, ose maksimumi një fjali.
– Cila është arsyeja e problemeve të ekipit?
– Ka disa arsye.
– Mund të na i shpjegoni cilat?
– Jo.
– Në shtëpi nuk keni shkuar shumë mirë?
– E vërtetë, tre ndeshje, tre barazime. As nuk kemi fituar, as nuk kemi humbur.
– Nëse do të ketë një tjetër ndeshje pa fitore, a do të ishte më mirë të largoheshit?
– E pranoj gjykimin tuaj.
– Do të jepni dorëheqjen?
– Jo.
Mbyllet kështu pra me 262 fjalë në total, pak a shumë pesë apo gjashtë pyetje, një tjerët konferencë që do të mbetet në historinë e sjelljes së trajnerit nga Setubal, por tani është krijuar përshtypja se nëse humbet ndaj Benitez, atëherë stoli në “Old Trafford” do të jetë bosh.