Zgjidhja është përballja, lëvizja popullore për të fshirë pushtetin e bandave para zgjedhjeve

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News tha se, qeveria aktuale duhet mposhtur para zgjedhjeve të ardhshme, nëpërmjet sipas tij, të një zgjidhjeje politike.
Zheji: Pse qëndrimet tuaja mund të konsiderohen më radikale në PD, duke filluar nga djegia e mandateve dhe teza juaj që lidhet me pjesëmarrjen në zgjedhje. Ju keni thënë se të hysh në zgjedhje me Edi Ramën është një vetëvrasje politike.
Berisha: Së pari më duhet të bëj një vërejtje substanciale. E hape emisionin duke e krahasuar të pakrahasueshmin, sepse kemi të bëjmë me dy pole diametralisht të kundërt. Njëri pol i paskrupullt dhe poli tjetër që përpiqet të thotë të vërtetat.
Së pari nuk kam hequr dorë kurrë nga parimi i marrjes së pushtetit me votën e lirë, këtu jam i palëkundur por siç kanë provuar zhvillimet e dy zgjedhjeve me radhë, 2015-2017, institucioni i votës këtu ka vdekur.
Ky është institucioni më themelor i një shoqërie të lirë, është zemreku i funksionimit të një sistemi në liri. Unë po jap disa të dhëna universalisht të njohura. Në rast se studimi i bërë dëshmon që 20% e votës u shit në këtë vend, mund të them se shanset për të ndërruar pushtetin me votë janë thuajse zero. Kampet elektorale me diferencë 20% nuk ekzistojnë në kushte normale. Po marr shembullin më të fundit. Çfarë mesazhi i dërgoi Rexhep Rraja Lulzim Bashës, se çfarë votash do të marrësh.
Ai zgjidh problemin e votave me qytën e revoleve. Votat dhe votimet nuk duhet t’i përcaktojnë bandat kriminale.

Zgjidhja është një përballje. Ky pushtet duhet mposhtur para zgjedhjeve, për një zgjidhje politike që t’u mundësojë shqiptarëve për të votuar të lirë. Bajrat, Rrajat, Lul Berisha, bandat e Elbasanit, nuk duhet t’u numërojnë votën shqiptarëve.
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë”, ku po flitet për zhvillimet e fundit në vend. Duke u ndalur tek shkatërrimi i klanit “Bajri”, Berisha tha se qeveria aktuale duhet mposhtur para zgjedhjeve të ardhshme. Sipas tij, po përgatitet plani për lirimin e grupit Bajri, pasi ata kanë një video me anë të të cilës kërcënojnë kryeministrin Rama. “Po përgatitet lirimi i grupit Bajri sepse kanë videon e Edi Ramës në lokal dhe në Dobraç dhe po e kërcënojnë”, tha ish-kryeministri Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ndërkombëtarët i kanë mbyllur dyert Edi Ramës. I ftuar në emisionin “360 Gradë”, Berisha tha se BE i nxori kartonin e kuq në 2016 dhe në 2018, duke mos i hapur negociatat.
Sali Berisha: Një lëvizje popullore nuk ka nevojë të jetë gjigande, por të jetë e vendosur.
Beti Njuma: Si mund të flasim për një lëvizje popullore kur qeveria e Ramës njihet nga SHBA dhe BE?
Sali Berisha: Ka një moment, nëse ka dicka të keqinterpretuar, tmerrësisht është qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar ndaj Ramës. Ky qëndrim është më negativ që mund të mbahet ndonjëherë. Në 2016 i nxori kartonin e kuq, i mbylli derën për negociatat. Në 2018 i mbylli derën për negociatat. Për qeverinë një është programi më kryesor, qëllimi më kryesor, procesi i integrimit në BE. Me Edi Ramën ky proces është bllokuar. Mos prisni që qeveria e SHBA dhe BE të fusin ushtrinë për të rrëzuar Ramën. Nga 5 kushte që ishin në 2016 u bënë 13 kushte në 2018.