Kërcënimi i Nënkomisarit, tre veprat penale të Ramës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, pas kallëzimit të dorëzuar në prokurori ndaj kryeministrit, ka treguar 3 veprat penale që sipas tij ka bërë Rama.
Duke folur për gazetarët Spaho tha se kreu i qeverisë ka kërcënuar hapur nënkomisarin Emiljano Nuhu, pas denoncimit të këtij të fundit për rastin e Xhisiela Malokut.
Sipas Spahos, Rama me këto akuza mund të dënohet me 3 vite burg. “U kërcënua dhe kanos madje me vdekje nëse do vazhdonte hetimet duke nxjerrë para përgjegjësisë djalin e deputetit. Kanosjet erdhën nga familja e deputetit socialist. Kreu i grupit parlamentar Balla, kryetari i bashkisë Krujës dhe deputeti kishin kërcënuar nënkomisarin që të tërhiqej. Ky bëri dhe një denoncim në prokurori për këtë denoncim. Kishte dy hetime nga prokuroria, dhe kreu i qeverisë në një deklaratë live kërcënoi komisarin Nuhu duke i thënë horr i kthyer në hero. Ai ka ndërhyrë në punën e prokurorëve. Me deklaratën e tij kryeministri paracaktoi rezultatin e hetimit.

Bëri të poshtërohej nënkomisari Nuhu. Ai e kërcënoi në një farë mënyrë që të mos vazhdojë me nxjerrjen e fakteve të tjera. Rama ka kryer tre vepra penale, kanosje për shkak të detyrës, ka ndërmarrë veprime për fshehjen e të vërtetës, dhe kanosje për të mos treguar. Akuza për të cilat mund të marrë 3-4 vite burg. U bëmë zëdhënës të qytetarëve ndaj lidhjeve të tij me krimin. Shpresojmë që prokuroria ta marrë seriozisht këtë çështje”, tha Spaho.
Nisur nga deklarimet e Ramës, ai ka kryer tre vepra penale:
1. Kanosje për shkak të detyrës ndaj Nuhut
2. Ka ndërmarrë veprime për fshehjen e së vërtetës
3. Së treti, kanosje për të mos kallëzuar, ndaj komisarit Nuhu, veprime që dënohen respektivisht me 2, 3 dhe 4 vjet burg,” nënvizoi Spaho.
-Pse nuk ka prova nga Nuhu?
“Janë paraqitur të gjitha provat, faktet, dëshmitarët për çdo gjë që ka ndodhur me rastin e Xhisiela Malokut”
Paketa antishpifje
“Vendi nuk ka nevojë për paketa të gjithë atyre që duan të denoncojnë mafien e lidhur me këtë qeverisje. Kemi nevojë për paketën antikrim, antimafia që Shqipëria të hyjë në rrugën europiane. Duhet luftuar krimi organizuar”.