Deklarata e fortë e Nënoficerit: Do provoj që Balla-Bushi ishin në komisariat, ka kamera, ja kur do t’i nxjerr

Nënoficer Nuhu deklaroi sonte snë një lidhje telefonike se ai ka prova që provojnë se Taulant Balla, Artur Bushi dhe Rrahman Rraja kanë qenë në komisariatin e Fushë-Krujës në momentin kur ai është kërcënuar me pistoletë në kokë nga vëllai i deputetit.
Nuhu deklaroi për emisionin “Të pa ekspozuarit” se ai po pret momentin e duhur se kur do të paraqesë provat që ka dhe se nuk do ti dorzojë këto prova në media për shkak se Prokuroria do ti konsideronte të pa vlefshme sikurse ka bërë në raste të tjera. “Po pres se si do ti deformojnë provat dhe më pas do të nxjerr provat që kam” ka deklaruar Nënoficer Nuhu, i cili ka garantuar se ka prova që do të provojnë atë që ai ka deklaruar publikisht dhe ka denoncuar.
Nënoficeri deklaroi se me 21 Korrik ka qenë në Komisariat dhe se komisariati ka kamera që janë vendosur aty. Këto kamera duhet të nxirren nga policia dhe Prokuroria dhe ato do të provojnë gjithçka”, tha Nuhu.
-Së pari unë dua tju pyes lidhur me datën 21 korrik. Autoritetet thonë se ju nuk keni qenë në komisariat?
-Kam qenë në komisariat dhe e them me bindje ketë.
-Keni ndonjë provë tjetër përveç këtyre që keni thënë për të vërtetuar që keni qenë në Komisariat atë ditë?
-Të gjitha provat janë në harmoni me njëra tjetrën dhe faktet kanë provuar se në momentin kur unë denoncova institucionet u vunë në lëvizje dhe u arrestua djali i deputetit. Unë kam prova të tjera që vërtetojnë që Taulant Balla ka qenë në komisariatin e Fushë Krujës.