“Ansa”: Klani mafioz i goditur në Itali furnizohej me drogë në Vlorë

Të tjera detaje dalin në dritë pas goditjes së një klani mafioz nga policia italiane në Bari, i cili merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali.
Sipas “Ansa”, emri i operacionit “Drug boat”, erdhi pasi grupi përdorte një gomone të fuqishme, e cila në mënyrë të përsëritur është përdorur nga anëtarët e klanit jo vetëm për transportin e drogës, por edhe për pushime, fotot e të cilave i kanë publikuar në Facebook.
Sipas agjencisë, hetimet kanë zbuluar shkëmbime të vazhdueshme midis një organizate kriminale të bazuar në Vlorë, e lidhur gjithashtu me Sacra Corona Unita.
Hetuesit ishin në gjendje të instalonin një GPS në anije, falë të cilave ata ndoqën lëvizjet e shumta të saj. Në bordin e anijes, klani dërgoi gati 700 kg marihuanë në Bar në vitin 2016, me një vlerë totale prej pesë milionë eurosh.
Ndër bazat logjistike të klanit ishin një strehë pranë një kishe, ku ruhej anija dhe dy shtëpi të braktisura, ku ruhej droga dhe municionet.
Hetimet nisën në vitin 2015 me arrestimin e Michele Gambria, i cili u kap me 15 kg hashash dhe 8 kg marijuanë. Ai u bë bashkëpunëtor i drejtësisë, çka çoi në çmontimin e klanit mafioz.

puglia 1538664318