Denoncoi Ramën dhe ministrant, kërcënohet me jetë koleksionisti Gjergji Thimo!

Koleksionisti i njohur, Gjergji Thimo është kërcënuar me jetë në qytetin e Korçës. Në një intervistë për gazetaren e Fax News Ledjona Xheladinaj, Thimo është shprehur se personat që e kanë kërcënuar janë dy dhe njihen si problematikë në qytetin e Korçës. Sipas tij, kërcënimi ka ardhur pasi ai ka denoncuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij.
“Jam kërcënuar me jetë nga dy persona që janë problematik në Korçë. Kanë ardhur në galerinë time dhe më kanë kërcënuar. Shkak për këtë është denoncimi im për Ramën dhe ministrat e tij banditë. Kam denoncuar në polici por askush nuk ka ardhur të më pyes.
Jeta ime është në rrezik sepse kam nxjerrë fakte me prova zyrtare për vjedhjen e veprave të artit nga kryeministri Rama. Më futën në burg padrejtësisht. Ndërsa tani kërkojnë të më vrasin. Do vijoj të qëndroj i ngujuar në galerinë time. Ketu ndihem i sigurt pasi kam kamerat e sigurisë. Kërkoj mbrojtje nga ambasada amerikane”, është shprehur Thimo.

gjergji thimo