Kërcënohen me vdekje dy gazetarë në Librazhd

Dy gazetarë jnë denoncuar me vdekje në Librazhd nga një biznesmen pse kan publikuar aferat e tij korruptive me tenderat. Bëhet e ditur se gazëtarët gazetarët Agim Blloshmi dhe Ediola Terziu, janë kërcënuar nga biznesmeni Lulzim Hazballa, që fiton të gjitha tenderat në zonën e Librazhdit me mbështetje politiko-klienteliste.
Blloshmi është korrespondent për Tv Klan dhe ABC News, ndërsa Terziu punon për televizionin lokal Best Channel.xtar.jpg.pagespeed.ic . uRL9zf  X
I pranishëm në vendngjarje ka qenë dhe një oficer policie, i cili nuk pranoi të ndërhynte, sipas kërkesës së përsëritur të gazetarëve, me justifikimin banal se donte një lajmërim nga 129-a.
Gazetarët kanë bërë kallëzim, por policia dhe prokuroria nuk vihen ne lëvizje, ndërkohë që duhet të ishte ndaluar menjëherë dhe ndaj tij të fillonte procedimi penal.
Banda e pushtetit kërkon të mbysë çdo zë të vërtetë dhe çdo reagim gazetaresk.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe dega e PD Librazhd. “Dega e PD Librazhd dhe mbare qytetaret qe nuk jane te lidhur me krimin, korrupsionin qe ka pushtuar Bashkine dhe derivatet e saj, mbeshtesim gazetaret ne punen e tyre dhe i inkurajojme te vazhdojne betejen per cmontimin e mafies nga grabitja e taksave dhe xhepave teë qytetarëve. “Gazetarët janë kërcënuar me vdekje dhe kanë bërë kallëzim penal në policinë e Librazhdit si dhe kanë njoftuar Drejtorinë e Polocisë pasi në vendin e ngjarjes një oficer nuk ka ndërhyreë për të neutralizuar situaten por ka bërë sehirxhiun. Unë i bej thirrje policisë të shikojë me seriozitet çështjen për oficerin i cili nuk ka ndërhyrë dhe të dërgojë në prokurori agresorët të cilët guxojnë, vetëm se kanë mbështetjen e kokës së krimit.

Çdo kush do mbajë përgjegjësi për mos veprim në këtë rast të paprecedent për terrorin e ushtruar ndaj njerëzve të fjalës së lirë.
Situata është e rënduar shumë pasi të gjithë kleptokratët dhe të punësuar miopë janë bërë pjesë e mafias që po gllabëron çdo ditë Librazhdin.
Partia Demokratike Dega Librazhd, rast pas rasti po bën denoncimet dhe nuk do tërhiqet në asnjë moment edhe pse po kërcënohet me burg, tashmë filluan kërcënimet me vdekje për gazetarët”, shkruan në reagimin e tij kryetyari i degës së PD Librazhd, Bujar Vreto.
Kërcënimi i dy gaztëraëve është dënuar edhe nga Unioni Ii Gazetarëve të Elbasanit. Në një njoftim për mediat unioni deklaron se, kërcënimi u është bërë gazetarëve, Agim Blloshmi dhe Ediola Tereziu. Ata dy kanë qenë në detyrë për pasqyrimin e Panairit të Mjaltit në këtë qytet. Gazetari, Blloshmi ka deklaruar: “Kërcënohemi nga biznesmi Lulzim Hasballa në qendër të Librazhdit. Ishim duke bërë lajmin për zhvillimin e Panairit të Mjaltit. Isha së bashku me gazetaren Ediola Terziu. Ky biznesmen është fitues i tenderave në Librazhd. Na zuri rrugën dhe na kërcënoi me vrasje. Policia e Librazhdit nuk ndërhyri. Lajmërova dhe drejtorin e policisë Altin Qato. Kemi bërë kallzim penal në polici”.
“Unioni i Gazetarëve për qarkun Elbasan, dënon ashpër këtë kërcënim brutal ndaj gazetarëve në fjalë dhe Fjalës së Lirë. Nuk është hera e parë që gazetarë të këtij Qarku përballen me ngjarje të tilla. Me të drejtën profesionale dhe ligjore kërkojmë: Organet koopetente të zbardhin sa më shpejt ngjarjen. Autori kërcënues të vihet para drejtësisë ligjore”, mbyllet njoftimi i Unionit.

Gazetari Agim Blloshmi i tha BIRN se ka qenë në sheshin kryesor për të realizuar një kronikë për panairin e mjaltit, ndërsa Hasballa i shoqëruar nga persona të tjerë dhe në prani të një oficeri policie që ndodhej aty pranë, e ka ofenduar dhe kërcënuar.
“Na ofendoi dhe më tha: ‘kush je ti që përmend emrin tim, unë të bëj copash, të vras’,” tha Blloshmi. “Oficeri i policisë nuk ndërhyri”, shtoi ai në një bisedë telefonike me BIRN.
Blloshmi shpjegoi se arsyeja e kërcënimit ishte interesimi i tij pranë bashkisë dhe institucioneve lokale rreth tenderave të fituar nga Hasballa dhe mohoi të kishte motive personale. Kallëzim në polici ndaj Hasballës ka bërë edhe gazetarja Ediola Terziu, ndërkohë që të dy gazetarët thonë se dëshmitarë të kërcënimit kanë qenë shumë njerëz.
I pyetur nga BIRN, Hasballa mohoi të kishte kërcënuar me vrasje gazetarët, por pranoi se i kishte kërkuar llogari Blloshmit për disa shkrime në portale ku përmendej emri i tij. Hasballa pretendoi se shkrimet ishin hakmarrje personale, për shkak se ai kishte refuzuar të sposorizonte para tre katër muajsh një aktivitet të organizuar nga Blloshmi.
“Nuk është e vërtetë që e kam kërcënuar me vrasje. Për t’u hakmarrë për këtë gjë ka shkruar kot në portale,” pretendoi Hasballa.
Kërcënimi i gazetarëve në Librazhd ndodh në kushtet e një klime të tensionuar në media, ku vetëm pak javë më parë u qëllua me breshëri plumbash shtëpia e prindërve të gazetares së News 24, Klodiana Lala dhe u kërcënua me armë gazetari i Report TV, Julian Shota. Të dyja ngjarjet mbeten ende të pandëshkuara.