Protestë para Kuvendit në mbrojtje të Teatrit, aktivistët: Do ta mbrojmë me forcë, gati të futemi në burg!

Qindra qytetarë dhe aktivistë po protestojnë përpara Kuvendit në mbrojtje të Godinës së Teatrit Kombëtar, që po synohet të prishet përmes një ligji të posatshëm të miratuar nga ana e qeverisë, dhe rikthyer sot në Kuvend përmes amendimit të dekretit të presidentit.
Aktivistë janë shprehur se kalimi i këtij ligji sot në Kuvend është në shkelje me Kushtetutën e vendit dhe është gjetur në shkelje dhe nga vetë institucionet e BE-së. “Reflektoni o njërëz, se ka marrë fund Shqipëria! “Të tilla thirrje nga artistët dhe qytetarët, me megafon, kanë shpërthyer para godinës së Kuvendit sot, në orën 10:00, kur sapo ka nisur seanca parlamentare dhe kur pritet që të votohet ligji që i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar.
Në deklaratën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit thuhet se vendoi me kalimin e këtij ligji po shkon drejt diktaturës dhe ata janë të gatshëm që të mbrojnë me forcë godinën.
Mundësinë e rezistencës fizike nuk e ka përjashtuar mëngjesin e sotëm dhe regjisori Edmond Budina, i cili tha se do të merrte parasysh edhe burgun vetëm e vetëm që ky vendim diktatorial të hidhej poshtë.

Për aktivistin Sazan Guri kjo që po ndodh me Teatrin është një vjedhje ditën për diell i pasurisë kombëtare dhe pronës publike.
“Është e dhimbshme të pretendosh që në vendin tonë sot pas 28 vitesh ka demokraci, ky ëhstë një ligj masakara. Ti nuk mund të quhesh përfaqësues i popullit kur ti je në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të tu në Kuvend. Nuk mund të trajtohet Shqipëria si çiflig i babait të kryeministrit”, u shpreh avokatja Mirela Jorgo.
“Kryeministri e ka pranuar vetë në Top Channel që kushdo kompani që të hyjë në garë Fusha është e avantazhuar për shkak se ka prokurën e një pjese të pronarëve. Pra kjo ishte vetëm një lojë e pistë në sy të BE-së”, u shpreh aktivisti Ervin Goci.
Nga ana tjetër sot opozita ka vendosur që të mos jetë në Kuvend, duke organizuar takimin mes deputetëve në qytetin e Vlorës.

2 7

11 2

3 6

4 3