Fred milioneri në krye të AMA-s?

Mediat pranë Ramës paraljmërojnë katapultimin e Fred milionerit në krye të AMA-s. Sekretari i Ramës pritet të marrë këtë post pas një skenari të shkarkimit të kreut aktual të AMA-s. Kryeministri Rama nën shëmbullin e arkadashit të tij Erdogan, ka menduar të shtojë dhe të përforcojë pozitat kontrolluese në media, duke blinduar “bunkerin” AMA.
Dje, ai u ka dhënë anëtarëve socialistë të Komisionit Parlamentar të Medias, një “trakt” të gatshëm, me propozimin, për shkarkimin e kreut të AMA-s dhe ndryshimin e raporteve të përfaqësimit në bord.
Sipas burimeve tona, thuhet, se Edi Rama, ka piketuar për Kryetar Bordi të AMA-s, ish deputetin Alfred Peza, ndaj dhe pas afro 1 viti lënie në hije, në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS, ai e promovoi si sekretar për mediat, për ta “rilindur”.
Pas këtij rehabilitimi të plotë brenda kampit “mavi”, Rama ka menduar ta vendos mikun e tij Peza, në krye të institucionit që kontrollon mediat, duke larguar kryetarin aktual Gentian Sala, të cilin e emëroi më 11 nëntor 2014, duke e tërhequr, nga puna si drejtor i “Digitalb”.
Ideja për të vendosur Alfred Pezën, në krye të AMA, ka qenë e fiksuar qysh para 1 viti në trurin e Ramës, por skemën ia bllokoi, skandali i “çekut 1 miliardë” lekë, që iu zbulua deputetit Peza, ndaj dhe Rama qëndroi në heshtje.
Ndaj qëndroi i heshtur e në pritje, deri sa drejtësia t’i hiqte “njollën”, mbasi ligji për anëtarët dhe kryetarin e Bordit të AMA-s, ndalon kandidimin e personave që janë edhe në procese gjyqësore penale.
Tani që Rama e hoqi këtë “siklet” dhe ligjërisht, e nxorri të “pastër” me vendim të formës së prerë, ka nisur punën, për ta hipur ish-deputetin Alfred Peza, në kolltukun e kryetarit AMA-s, ndërkohë, që sot njoftoi, se e ka futur në listë, për ta hipur edhe në fluturimin e tretë, të avionit “Air Albania”.