Ballina Aktualitet Doris Pack në Shkodër: Shqiptarët ikin jo sepse urrejnë vendin e tyre,...

Doris Pack në Shkodër: Shqiptarët ikin jo sepse urrejnë vendin e tyre, por nuk kanë zgjedhje tjetër

Kryetarja e Forumit të Grave të PPE, Doris Pack vizitoi sot Shkodrën, duke vënë në dukje situatën e rëndë të kriminalitetit. E shoqëruar nga kryetarja e LDGSH, Albana Vokshi, Pack u takua me Kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi, ku diskutuan për çështjet e sigurisë, nivelin e kriminalitetit dhe çështje të tjera të Shkodrës.
Pack u takua edhe me Arqipeshkvin Masafra dhe më pas dha një prononcim për mediat. Ajo tha se ndihej e shokuar që nq një qytet si Shkodra kanë ndodhur kaq shumë krime, duke shtuar se shumica e këtyre vrasjeve janë mafioze.

Deklarata te Pack për mediat
Jam këtu sepse më pëlqen Shkodra, dhe e mbaj mend kur isha herën e fundit, kur kisha fatin të hapja këtë muze nga koha e mizorive të Enver Hoxhës.
Kam përshtypje shumë të mira për qytetin dhe jetën këtu. Por kam gjithashtu përshtypjen se shumë gjëra kanë ndryshuar, pasi Shkodra është në qendër të vëmendjes së shumë kriminelëve, siç është mafia.
Jam e shokuar.
Nëse janë 6 vrasje, 2 rrëmbime, nuk mund ta imagjinoj se kjo ndodh në një vend, i cili është në rrugën për të nisur negociatat me BE-në. Kjo më xhindos dhe nuk mund ta kuptoj se qeveria e këtij vendi nuk është ende gati t’ju ndihmojë.
Nuk është vetëm Shkodra, është gjithashtu edhe Vlora dhe qytete të tjera.
Ka shumë vrasje nëpërmjet mënyrave mafioze.
Mendoj se për sa kohë qeveria nuk ka vullnetin të ndërhyjë dhe të ndihmojë institucionet në qytete t’i dërgojë këta kriminelë përpara gjykatës e më pas në burg, mendoj se ky vend nuk meriton të hyjë në BE.

Unë dua që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. E dua me zemër, sepse i dua qytetet e saj, i dua shqiptarët, dhe nuk mund ta kuptoj se si ministritë të cilët janë përfshirë pranë këtyre njerëzve, të cilët po kryejnë këto vepra, nuk distancohen.
Unë flas hapur, sepse, po nuk fole hapur në bazë të fakteve njerëzit asnjëherë nuk do të të besojnë.
I kërkoj qeverisë që, së paku, të kuptojë se nëse qeveria nuk kujdeset për sigurinë e qytetarëve të saj kjo nuk është rruga e duhur.
Apeloj të bëhet diçka dhe shpresoj që, së paku, dikush që nuk është i përfshirë në politikë këtu, ose ka mbaruar mandatin (ka dalë në pension) nga Parlamenti Europian, por ende është i interesuar për të mirën e qytetarëve, jo për të mirën e politikanëve, do të ndihmonte të hapte sytë e disa politikanëve, sepse jo të gjithë janë të përfshirë, disa prej tyre duhet të kenë ndjesinë për pasigurinë e qytetarëve e për t’i ndihmuar ata, sepse këta qytetarë kanë fëmijë dhe nëse këta fëmijë nuk kanë punë, siguri dhe jetën e tyre këtu në vendin e tyre, ikin.
Shqiptarët ikin jo sepse urrejnë vendin e tyre, por nuk kanë zgjedhje tjetër. Sepse ata nuk kanë punë, ata punojnë në fushat me kanabis dhe këtë ata nuk e duan.
Ju lutem, kuptoni jam këtu sepse jam vërtetë e shokuar nga kjo situatë dhe dua të bëj një thirrje zgjimi për të gjithë ata që i duan këta njerëz, po aq sa i dua unë.

“Jam e tërbuar, qeveria palë me krimin”
Pack ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka thënë që ndihet e tronditur nga niveli i kriminalitetit në këtë qytet, me shumë të vrarë dhe të zhdukur.
“Jam e shokuar nga situata e kriminalietit në Shkodër, 6 vrasje dhe 2 zhdukje. Diskutohet përfshirja e policisë dhe vetë ministrit. Nëqoftëse qeveria nuk arrin të kapë kriminelët nuk meriton të futet në BE. Shqiptarët po ikin jo se nuk e duan vendin por se nuk kanë siguri. Shkodra është qendra kriminalitetit”, është shprehur Pack.
“Ka një lloj mafie këtu. S’mund ta imagjinoj se ndodh kjo ndodh në një vend që po hap negociatat. Jam e tërbuar që një qeveri e tillë nuk po ju mbron dhe kjo nuk ndodh vetëm në shkoder por dhe ne tiranë dhe vlorë”, është shprehur më tej Pack, shkruan fax web.
“Përsa kohë që qeveria nuk ëshë në gjendje të frenojë mafian ta dërgojë atë para gjykatës dhe në fund në burg nuk është e vlefshme për BE.
Unë e pëlqej Shqipërine dhe dua të jetë pjesë e europës se dua qytetet njerëzit. Dhe nuk i kuptoj ministrat që nuk flasin qartë dhe hapur. Qeveria nuk po merret me sigurinë e njerëzve.
Unë erdha këtu sepse dua të hap sytë e politikës. Disa prej tyre qeveritarëve mund të kenë ndjenja kanë dhe vetë fëmijë. Dhe fëmijët nuk rrijnë këtu nëse skanë siguri pune. Shqiptarët nuk ikin se e urrejnë vendin por nuk kane pune vetëm kanabis”, është shprehur më tej Pack.

Exit mobile version