Çlirim i Parlamentit nga krimi përmes mobilizimit popullor

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka njoftuar dy nisma të rëndësishme që opozita është e vendosur t’i realizojë pa tjetër: Vetingun e politikanëve me votë të qytetarëve në rast se mazhoranca do ta refuzojë si dhe shpronësimin e kompanive që kanë bashkuar me qeverinë Rama për të fituar koncensione tendera korruptivë.
Basha u shpreh se çlirimi i Parlamentit nga krimi do të bëhet përmes mobilizimit popullor. Basha tha se me ju, qytetarë do të marrim vendimin final: “Zgjidhjet tona për lidhjet e krimit me politikën i keni të qarta, të dashur qytetarë: Me ose apo delet e Rilindjes dhe kriminelët e Rilindjes, dita do të vijë ku me votën tuaj ne do ta bëjmë Vetingun në politikë realitet: asnjë politikan i lidhur me krimin nuk do të ulet në në institucionet e vendit.
Sot në këtë tryezë do të shqyrtojmë propozimin e dytë: shpronësimin, sekuestrimin e pasurive  të gjitha kompanive, individëve që kanë lidhur kontrata korruptive, PPP, tendera, koncensione me Edi ramën dhe lukuinë e tij të hajdutëve.
Sot po këtu do t’i japim formë përfundimtare platformës sonë për t’i dhënë zgjidhje, drejtësië dhe vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Basha theksoi nga Vlora se Ligji “Fusha” është një vjedhje flagrante e Teatrit Kombëtar. “Vendi është në një situatë emergjente. Ligji “Fusha” është për grabitjen e Teatrit Kombëtar. Përmes një procedure së përshpejtuar me mafien e drogës kanë vendosur të ngrini një kullë prej 200 milionë eurosh. Edi Rama është një hajdut qëllimi i të cilit është zhvatja e qindarkës së fundit së qytetarëve. Mazhoranca po merr një akt të paprecedentë. Vendi është në klaps nuk ka shtet dhe gjykata”, tha Basha.
Basha në fjalën e tij bëri edhe bilancin e të vdekurve dhe të zhdukurve në këtë qytet, duke theksuar se bëhet fjalë për një bilanc lufte.
“Në dy muajt e fundit ka një bilanc lufte në qytetin e Vlorës. Vlora është qyteti i personave të zhdukur pa lënë gjurmë. Ekonomia e Vlorës është në një kolaps total. Krimi i organizuar me Ramën, e ka kthyer Vlorën në një zonë lufte ku viktimat janë të pafajshëm, prindër dhe fëmijë”, tha kreu i PD-së në fjalën e tij.
Ndërkohë, qytetarët kanë zgjedhur të protestojnë para tij, kundër kalimit të draftit të ri të Ligjit për Teatrin.

Fjala e plotë e kreut të opozitës, Basha në Vlorë
Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë të opozitës,
Të nderuar kryetarë të partive të koalicionit opozitar më lejoni ta nis me një shprehje mirënjohje për mikpritësit tanë vlonjat, të cilët mirëpresin sot tryezën e opozitës së bashkuar në qytetin e Vlorës edhe në emër të tyre t’i uroj mirëseardhjen gjithsecilit prej jush, në këtë tryezë të katërt të vendimeve opozitare në gjendjen e emergjencës kombëtare që po kalon vendi.
Zonja dhe zotërinj, ndërkohë që ne jemi mbledhur në këtë sallë, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë një maxhorancë e korruptuar dhe e inkriminuar deri në palcë po ndërmerr një akt të paprecedentë në historinë treqindvjeçare të Europës.
Nuk dua ta shpjegoj nga pikëpamja kushtetuese për të mos i dhënë mundësinë asnjë qytetari të thjeshtë të humbasë në argumenta politike. Por le t’i themi çdo nëne, babai, të riu dhe të reje se çfarë po ngjet, Edi Rama dhe hajdutët dhe kriminelët e tij në Parlament bashkë me një tufë delesh, u kapën flagrant në vjedhje, në aktin e vjedhjes përmes procedurës së përshpejtuar dhe ligjit të vjedhjes përmes ligjit special “Rama-Fusha” për grabitjen e pronës publike, të Teatrit Kombëtar me qëllim që së bashku me mafien e drogës dhe përfaqësuesit e tyre në industrinë e ndërtimit të ngrinin 7 kulla me një vlerë prej 200 milionë eurosh.
Nga Uashingtoni në Bruksel nuk ka njeri që nuk e kupton më se Edi Ramaështë një hajdut me damkë, qëllimi i vetëm i të cili është të mbahet pas karrikes për të zhvatur edhe centin e fundit dhe pasurinë e fundit të shqiptarëve. U kapën në një akt vjedhjeje.
Kur një qytetar, cilido qoftë ky kapet në një akt vjedhjeje, çfarë e pret? Çfarë ndodh me të?
Media ka raportuar këto ditë e fundit disa raste vjedhjesh ordinere dhe se çfarë ka ngjarë me këta qytetarë, njëri prej tyre kryefamiljar, pikërisht këtu në zonën e jugut arrestohet, ndiqet penalisht dhe çohet në burg.
Kur Edi Rama dhe delet e tij në Kuvendin e Shqipërisë kapen në një akt vjedhjeje rikthehen aty dhe përpiqen ta ridekorojnë vjedhjen me një ligj fasadë si ai që duan ta kalojnë sot.
Nuk ka pra për Edi Ramën dhe hajdutët e tij ligj njësoj si për qytetarët e thjeshtë që kapen duke kryer një vepër penale. Përkundrazi sot nga Kuvendi i Shqipërisë, nga salla e Kuvendit të Shqipërisë këta hajdutë të babëzitur do të votojnë përsëri të njëjtin ligj, me një zbukurim, me një falsitet që e shtyn 30 ditë aktin e konsumimit të vjedhjes.

Nuk ka rëndësi nëse Fusha kësaj radhe do të quhet kodër, mal apo breg, Edi Ramaështë i vendosur t’i shkoj deri në fund vjedhjes, grabitjes me ligj.
Vjedhja është e dënueshme kudo.
Çfarë ndodh në një vend ku vidhet me ligj?
Kjo është pyetja së cilës duhet t’i japim përgjigje së bashku me qytetarët shqiptarë.
Çfarë duhet të bëjmë me hajdutët që vjedhin me ligj?
Çfarë duhet të bëjmë me ata që kanë uzurpuar karriget e Kuvendit të Shqipërisë, jo për t’iu shërbyer njerëzve por për t’i vjedhur me ligj; për t’iu marrë edhe qindarkën e fundit, pasi iu kanë hequr ndihmën ekonomike dhjetëra mijëra familjeve, pasi kanë ngritur çmimin e karburantit në qiell më të lartat në Europë, pasi kanë ngritur çmimin e energjisë elektrike, pasi kanë ngritur çmimin e ujit, pasi kanë rritur taksat për të gjithë në përjashtim për bixhozin kur janë vetëaksionerë.
Tani ka filluar grabitje me ligj e pronave të shqiptarëve.
Cila është Policia që duhet të arrestojë ligjvënësit që vjedhin me ligj? Para cilës drejtësi do të paraqiten ata?
Policia është një shtojcë e organizatave kriminale, siç tregon gjendja në Vlorë, në Shkodër e në gjithëShqiperinë.
Drejtësia, e tregon rasti i Emiliano Shullazit se ku e katandisi Edi Rama me një grusht shërbëtorësh të korruptuar dhe të blerë me paratë e drogës shqip-folës apo jo.
Keni parë se çfarë ka ndodhur dje në gjyqin e EmilianoShullazit? Bllokuar prej tre muajsh, që nga qershori. Dje e gjithë trupa e prokurorëve ka refuzuar duke u larguar nga mbledhja, farsën e organizuar nga kamikazja , ushtarja e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Donika Prela, për gjoja një short të ri, për të caktuar prokurorë të rinj të çështjes.
Sot gjyqi ndaj kryebanditit Shullazi është pa prokuror. Nuk ka prokuror për të gjykuar banditët.
Kjo është vepra e Edi Ramës me reformën në drejtësi. Nga një instrument i drejtësisëështë kthyer në një instrument të politikanëve të lidhur me krimin. Sepse Emiliano Shullazi, Sajmir Tahiri dhe Edi Rama janë një dhe vetëm një. Ky është shërbimi i Edi Ramës ndaj EmilianoShullazit dhe dhjetëra shullazëve të tjerë brenda në qeli, që po lirohen nga qelitë, apo që mbeten në liri.
Drejtësia në kolaps, shteti në kolaps. Pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa prokuror, që ndjekin çështje të mprehta të kriminalitetit, nuk mund të jetë zgjidhja për vjedhjen me ligj që votohet sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Ne ndodhemi në një emergjencë kombëtare ku nuk ka më shtet. Ku shteti ka rënë. Ku nuk ka më gjykata, nuk ka gjykata dhe prokuroria ka rënë, siç e demonstron qartësisht rasti I EmilianoShullazit dhe jo vetëm.
Ne jemi në një shtet ku policia dhunon qytetarët, për të mbrojtur oligarkët, siç ndodhi para dy ditësh nëJalë me kryebanditin Meta i cili mbron pronat e oligarkut Alban Xhillari dhe shkatërron shtëpitë e qytetarëve të pafajshëm dhe pastaj kërcënon opozitarët që janë në krahë të qytetarëve në misionin e tyre.
Cili është roli i opozitës parlamentare dhe i koalicionit opozitar?
Çfarë mund të bëjmë ne, duke u rikthyer në Kuvendin e Shqipërisë në këto kushte? Së pari, fasadën e krimit e të kriminelëve që ndodhen aty; nga Taulant Balla tek JurgesÇyrbja, te fatmirXhafa e te Edi Rama. A është kjo mënyra për t’u shërbyer qytetarëve shqiptarë dhe interesit të tyre, demokracisë dhe shtetit ligjor? Cili është roli i qytetarëve, kur parlamentin e kanë marrë peng një tufë banditësh, kriminelësh dhe hajdutësh? Në bindjen time më të thellë, çlirimi i parlamentit nga sovrani, çlirimi i parlamentit të uzurpuar nga kriminelët dhe hajdutët, përmes mobilizimit qytetar, përmes mobilizimit të sovranit, është rekursi i vetëm në gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhemi sot.
Kjo emergjencë kombëtare merr shprehje në iniciaticën tonë për vettingun politik, që është mënyra kushtetuese dhe ligjore për të larguar politikanët e lidhur me mafian, nga karriget e parlementit, nga karriget e ministrave dhe të kryeministrit, nga karriget e kryebashkiakëve dhe të institucioneve të tjera të vendit. Duket qartë që Edi Rama nuk e do vetingun politik dhe do të bëjë gjithçka për ta bllokuar atë. Arsyet janë të qarta. Me vettingun politik, asnjë nga krerët aktualë të pushtetit nuk mund të qendrojnë më në karriget që kanë uzurpuar. Sekreti i tyre nuk është as vizioni, as plani, as oferta, as alternativa, as zgjidhjet për shqiptarët. Sekreti i tyre është marrëdhënia me krimin. Në momentin që humbasin krimin, ata humbasin pushtetin. Kjo është arsyeja pse refuzojnë vettingun politik.

Emergjenca kombëtare kurrkund tjetër nuk merr shprehje kaq të dhimbshme e të përgjakur san ë qytetin e Vlorës. Këtu në Vlorë vetëm në 12 muajt e fundit ka një bilanc lufte, i cili i atribuohet drejtpërdrejtë klaneve kriminale “Habilaj”, “Xhafaj” dhe kriminelëve të tjerë që e kanë kthyer Vlorën në çifligun e tyre, ku dhunojnë, vrasin, presin dhe ushtrojnë terror mbi qytetarët, pa ju hyrë gjemb në këmbë nga policia e bërë njësh me krimin.
Prishja e pazareve të drogës, përplasja midis banditëve kanë shkaktuar 6 të vdekur dhe 11 të plagosur midis të cilëve edhe një fëmijë 8-vjeçar.
5 makina janë djegur apo janë hedhur në erë, shkrumbuar, 15 ngjarje kriminale të rënda janë regjistruar në një periudhë fare të shkurtër kohore, duke nisur me tritolin e vendosur në makinën e Flamur Lamajt, duke vazhduar me vrasjen e parë, të regjistruar me 9 shkurt, ku Klodian Pashaj dyshohet se vrau AldrinLulushin, me 10 prill këtu në zonën e Skelës kemi ekzekutimin me 15 plumba të Elidon Mehmetit, akoma e pazbardhur; 10 ditë më pas kemi ErgysGjoveshajn të vrarë dhe 4 persona të tjerë të plagosur, në një local këtu në këtë qytet, me autorin e krimit të identifikuar si Aranit Kondin. Më 24 maj në zemër të Vlorës, vrasja e dyfishtë e biznesmenit Ervin Hyseni dhe drejtorit rajonal të OSHEE-së Taulant Saliui. Më 26 qershor vrasja e FatjonSinanajt, dhe pak më vonë, eksplozivi në automjetin e Eltonismailajt. 33 ditë më vonë kemi vrasjen e RenatoYmerit në Lungomare, në kulmin e mbipopullimit të asaj zone nga qytetarët. Më 1 tetor kemi atentatin ndaj FerdinandLlanajt dhe birit të tij 8-vjeçar si dhe Dritan Begajt. Me 21 nëntor, djegia e makinës së Zihni Zenelajt, inspector i policisë. Më 27 nëntor, eksplozivi shpërthyer që plagosi 25 vjeçarinines Hajrullai, me 500 gr eksploziv; me 16 dhjetor, eksploziv poshtë makinës së Endrit Sabadinajt… Kjo është kronika e përmbledhur e krimit që sundon qytetin, ku i pari i listës së “Rilindjes” kriminale është vetë kryeministri, i ndjekur nga i vetmi ministër i brendshëm në Europë, që e ka vëllain të dënuar për trafik droge, i cili ishte, siç u ekspozua nga media, baroni i drogës në Vlorë.

Jo vetëm kaq, Vlora është qyteti record i personave të zhdukur pa lënë gjurmë. AdrianoJaho 52 vjeç, Harisel Maze, 28 vjeç, të zhdukur prej datës 3 korrik, KsandroYmeraj, 32 vjeç, AlbanoYmeraj 26 vjeç, Albano Xhaferri dhe ErvisTroçe… Në tërësi, sipas të dhënave që mbahen secret nga policia e korruptuar e Fatmir Xhafës, 18 persona të zhdukur pa lënë gjurmë. Trefish i personave të zhdukur në çdo qark tjetër, të marrë së bashku, në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Ky bilanc kriminal është kaq i rënduar në Vlorë për dy arsye të thjeshta. Edi Rama, kryedeputet i Vlorës ia dorëzoi kontrollin e këtij qyteti dhe këtij qarku Saimir Tahirit dhe pas komprometimit të tij të plotë, përmes hetimeve të antimafias italiane Fatmir Xhafës. Por të gjithë e dimë, se nëqoftëse i pari e bënte drogën me kushërinj, i dyti e bën drogën me vëllain e tij. i dyti nuk mjaftohet me drogën, ai u ka dhënë cartabiankë bash të dënuarve të vëllait të tij, të zotërojnë dhe të kapin 1/3 e lojërave të fatit anembanë Shqipërisë, industrinë e bixhozit, me anë të të cilit pastrohen paratë e pisëta të krimit.
Ndërkohë, ekonomia e Vlorës është në kolaps total. Papunësia është në nivele rekord. Numri i të rinjve vlonjatë që largohen nga qyteti i tyre dhe nga vendi është konkurrues me numrin e të rinjve të një tjetër qyteti fqinj, atij të Fierit.
Krimi i organizuar, në bashkëpunim me Edi Ramën, e ka shndërruar Vlorën në një zonë lufte të vërtetë. Lufte për kontroll dhe treg midis bandave kriminale, ku viktimat janë qytetarët e pafajshëm, janë prindërit dhe fëmijët e tyre, janë biznesmenët e ndershëm, është ekonomia e këtij qyteti, është e ardhmja e këtij qyteti, i cili ka një vend të veçantë për krenarinë historike dhe tipike, dhe që sot është kokëulur dhe kokëpërdhe, i heshtur, i trembur, i terrorizuar.

b