Ballina Aktualitet Dhuna ndaj biznesmenit, reagon Berisha: Biznesmenët të ngrihen fuqishëm kundër narkoqeverisë së...

Dhuna ndaj biznesmenit, reagon Berisha: Biznesmenët të ngrihen fuqishëm kundër narkoqeverisë së bandave

Pas dhunës barbare ndaj një biznesmeni në Tiranë ka reaguar edhe ish-Kryeministri Berisha.
Në një shënim në faqen e tij në Facebook Berisha shkruan, “të dashur miq, duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të përsëritur të bandave të qevërise, i uroj biznesmenit shwrim të plotë dhe të shpejtë”.
Postimi i Berishës në Facebook
Kjo eshte klima e biznesit ne Narkoshtetin e Norieges!
Të dashur miq, duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të përsëritur të bandave të qeverisë, i uroj biznesmenit shërim të plotë dhe të shpejtë.
Unë gjithashtu ftoj mbarë biznesmenët e vendit të mos presin radhën për të pësuar fatin e kolegut të tyre, por të ngrihen fuqishëm kundër narkoqeverisë se bandave dhe të krimit! sb

Exit mobile version