Vjen përgjigjja për Griezman: Askush s’është në nivelin e Messit e Ronaldos

Sot starton sezoni i ri i garës më prestigjioze evropiane për klube, Liga e Kampionëve. Ndryshe nga vitet e kaluar, shumë skuadra kanë deklaruar hapur se synimi i tyre kryesor është që t’u rrëmbejnë Kupën Real Madrid dhe ta dërgojnë atë në shtëpinë e tyre. Shumë ekipe pretendente, mes të cilave diferencat janë shumë të vogla. Një gjë të tillë ka theksuar edhe futbollisti Diego Forlán, i cili nuk ka nguruar edhe t’i kthejë një përgjigje Griezmann, pasi ky i fundit pretendon se është në të njëjtin nivel me Messi-n dhe Ronaldon.
“Ky turne është shumë i rëndësishëm për Atletico Madrid pasi finalja luhet edhe në shtëpinë e tyre. La Liga nuk ka nisur mirë për to, pasi Barcelona dhe Real Madrid janë në avantazh, por Atletico është aty. Diferencat mes skuadrave janë shumë të volgla në këtë Champions”, u shpreh Forlán.
Sa i përket deklaratës të bërë më herët nga kampioni i botës, 39-vjeçari ka theksuar se deri më tani asnjë lojtar tjetër nuk është në nivelin e dy yjeve, Messi dhe Ronaldo. Sipas tij, Neymar, mund t’u përafrohet, por kurrsesi nuk qëndron në të njëjtën linjë me argjentinasin dhe portugezin.
“Askush nuk mund të jetë në të njëjtin nivel me Messi-n dhe Ronaldon. I vetmi që mund t’u përafrohet është Neymar”, përfundoi uruguaiani.