Skandali në Komision/ Akt lufte ndaj qytetarëve, miratohet ligji antikushtetues për shembjen e Teatrit

Qeveria i ka shpallur luftë qytetarëve duke miratuar një ligj të ri për shembjen e Teatrit në shkelje të plotë të procedurave parlamentare dhe duke I mohuar Presidentit që të shprehet me dekret për ndryshimet në ligj. Presidenti Meta e ktheu për rishqyrtim ligjin për Teatrin duke e konsideruar atë si antikushtetues. Mazhoranca miratoi sot dekretin e Presidentit duke e konsideruar ligjin si antikushtetues dhe menjëherë më pas votoi në favor të amendamenteve që I hapin rrugë prishjes së Teatrit, por duke mos lejuar që për këtë të shprehet me dekret Presidenti.
E gjithë seanca ka zgjatur jo më shumë se 10 minuta. Deputetët e opoziutës kanë argumentuar se duhet të bëhet ligj i ri për Teatrin, por deputetët e mazhorancës votuan ndryshimet në dekretin e Presidentit me qëllim për ti mohuar atij shqyrtimin e ligjit të ri përmes dekretit presidencial.
Me urgjencë Rama pritet të kalojë menjëherë për miratim nesër në seancë plenare në Parlament ligjin për shembje të Teatrit duke qenë një provokim i hapur ndaj qytetarëve. Paligjshmëria me të cilin kaloi ky ligj paralajmëron një akt lufte për qytetarët, të cilët tani uhet të organizohen për të mbrojtur me çdo çmim Tetatrin nga lukunia e mafias në pushtet që kërkon ta shembë për ta privatizuar truallin për ndërtim kullash.
Kryetari i Komisionit Eduard Shalsi në deklaratën e tij u shpreh se ka disa sugjerime për ligjin për teatrin dhe drafti po përpilohet ku do të ketë ndërhyrje në disa nene.
“Ka disa sugjerime në Komision për teatrin. Po përpilojmë draftin, do të ketë ndërhyrje në disa nene”, tha Shalsi.
Por deputetja demokrate Albana Vokshi ka replikuar ashpër me të ku është shprehur se nuk ka asnjë dyshim se ligji Rama-Fusha është kriminaldhe duhet të rrëzohet.
“Lgji Rama-Fusha është kriminal. Sa herë ka projekt kriminla relator është Ilir Beqja”, tha ajo.
Debati u shoqërua me tension dhe kjo çoi në ndërprejen e mbledhjes së komisionit.
Ndërkohë Kuvendi ka kërkuar mendim të autoritetit të Konkurrencës.