Policia terror në Jalë, shoqëron me forcë një vajzë 14-vjeçare pse protestonte kundër prishjes së banesës (Foto)

Policia në Jalë nuk ka kursyer as një vajzë 14-vjeçare e cila protestonte kundër prishjes së banesës së saj nga ana e IKMT-së.
Vajza e cila ishte e pranishme së bashku me familjen e saj, që prej orëve të para të mëngjesit ka bërë rezistencë ndaj punonjësve të IKMT-së, dhe duket se për policinë prania e saj e mëtejshme aty ka përbërë një “rrezik” duke e shoqëruar me forcë.
Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë shoqëruar në Polici rreth 10 persona, të gjithë familjarë dhe persona që preken nga prishja e ndërtimeve.
Një pjesë e banorëve shprehen se prishja e ndërtimeve po bëhet në mënyrë selektive duke favorizuar miq të Edi Ramës.
Situata në Jalë është tensionuar në ekstrem
Policia ka shoqëruar deri tani 7 persona të cilët po protestojnë kundër prishjes së shtëpive dhe objekteve që kanë në pronësi nga IKMT-ja.
Policia ka ndërhyrë duke marrë me forcë dhe zvarrë drejt makinave disa prej banorëve, ndërsa deri tani janë prishur 9 objekte.

Një pjesë e banorëve u përplasën më herët dhe me policinë dhe me punonjësit e IKMT-së, ku nuk mungonin as ulërimat e grave dhe të fëmijëve, për këtë ndërhyrje me dhunë në pronat që i kanë pasur në zotërim që prej më shumë se 20 vitesh.
Një prej banoreve u shpreh se punonjësit e ALUIZNI-t në Vlorë i kanë kërkuar 150 mijë euro rryshfet në mënyrë që t’i legalizonin banesën dhe biznesin, një market të vogël, me aktivitet kryesisht në sezonin veror.
“Na kanë kërkuar 150 mijë euro që të na legalizonin shtëpinë, ne nuk jemi miliarderë në mënyrë që të paguajmë. Kanë qenë nga ALUIZNI i Vlorës.
Unë e kam pasur marketin plot me mall, unë mallin do ta ktheja që të merrja të paktën paratë e mia mbrapsht, por nuk na kanë lënë fare kohë”, shprehet banorja, e cila tregon më tej se ndërtimin e ka kryer që në vitin 1998.

vajza1

vajza 1