“Këto gjëra nuk duhet të ndodhin”…

Max Allegri kritikon Douglas Costa dhe pjesën tjetër të skuadrës për mentalitetin e treguar në fitoren 2-1 ndaj Sassuolo-s.
Fitorja ka mbetur në hije disi pas kartonit të kuq të Costa-s, i cili tani rrezikon minimumi tre ndeshje pezullim, mbase pesë, pasi pështyu Federico Di Francesco. “Mbase ishte irrituar nga faulli që pësoi më përpara, por nuk ka rëndësi, pasi kjo nuk duhet të ndodhë. Duhet të mos biem pre e provokimeve.
“Mund të kishim shënuar një gol të tretë, por filluam duke luajtur individualisht, donim të driblonim të gjithë, kjo acaroi kundërshtarët dhe kështu lindin situata si ajo e Costa-s.
“Jam i lumtur që Ronaldo më në fund është zhbllokuar.”
Dybala luajti që nga minuta e parë në rolin e trekuartistit pas dy sulmuesve. “Sot, megjithëse ishte hera e parë që luanim me këtë sistem, bëmë mirë.
“Natyrisht, mbrojtësit e krahut duhet të na japin më shumë hapësira. Sassuolo luajti fortë por më pas u lodh, pastaj ne morëm kontrollin e ndeshjes”.

Ronaldo pranon: Kisha ankth, tani jam i lumtur…
I intervistuar në fund të ndeshjes mes Juventus dhe Sassuolo, Cristiano Ronaldo ka komentuar dygolshin e tij të parë në Serie A.
“Jam shumë i kënaqur. Sassuolo luajti mirë, por ne treguam ritëm në fushën e lojës dhe krijuam shumë. Kisha shumë dëshirë të gjeja golin e parë në Serie A dhe normalisht tani jam i lumtur,” – deklaroi “CR7”.
Më pas, portugezi, që e gjeti rrugën e rrjetës pas 344 minutash shtoi: “Eshtë e qartë se kisha pak ankth në përgjithësi, sepse kishte shumë pritshmëri për mua, që kur erdha nga Real.”
Në fund, Ronaldo shtoi: “Kjo është jeta, gjithmonë ka presion për dikë që dëshiron të jetë kampion. Unë po punoj mirë dhe shokët po më ndihmojnë të përshtatem me Serie A”.

ronaldo 3