Çfarë turpi! Inter “fundoset” nga Parma në “San Siro”

Inter ka pësuar një tjetër humbje, këtë herë në San Siro, teksa është mposhtur nga Parma me rezultati 1-0. Një tjetër disfatë e rëndë për zikaltrit, të cilët do ta kenë shumë të vështirë të rikuperojnë këto pikë të humbura me kaq lehtësi.
Inter e nis mirë lojën dhe ka gjithçka nën kontroll. Parma rrallëherë arrin të ndërtojë aksione dhe të rrezikojë portën Zikaltër, por edhe Inter e ka shumë të vështirë të gjejë hapësira dhe bie në sy mungesa e Icardi-t në zonën kundërshtare. Gjithsesi, Perisic dhe Keita mund të kishin shfrytëzuar më mirë dy situata të krijuara.
Pas pushimit situata nuk ndryshon, Inter sulmon pa pushim dhe ka raste që duket se ndeshja zhvillohet vetëm në një gjysmëfushë, atë të Parma-s. Por pas shumë mundësive të shpërdoruara, vjen një skenar tipik për Inter. Parma arrin të dalë përpara në minutën e 79’ dhe zhbllokon rezultatin me një gol nga distanca të Dimarco. Kaq majfton për tre pikët, teksa Inter u mundua të shpëtonte të paktën një pikë por ishte e pamundur.