Ish-ministri i PS: Kriminelët janë në institucionet më të larta të vendit

Në një kohë kur situata me kriminalitetin në vend pas ngjarjeve të rënda në Shkodër, por edhe në Vlorë, u bë alarmante një deklaratë e fortë ka ardhur nga ish- ministri i Jashtëm Marko Bello.
Bello është shprehur në ‘Syri.net’ se në Shqipëri krimi po lulëzon. “Unë nuk di vend të rajonit që të mbillet kanabis si në Shqipëri”, ka thënë ish-ministri.
Përballë gazetarit Alen Xhelili, Bello është shprehur se shteti po bëhet i dhunshëm me qytetarët.
Ai ka lavdëruar edhe nismën e opozitës për të dekriminalizuar institucionet. ‘Elemente kriminale kishin hyrë në institucionet më të larta të vendit.
“Unë nuk di vend të rajonit që të mbillet kanabis si në Shqipëri. Këtu dikush i mbyll sytë. Në Shqipëri nuk po zgjidhet dot raporti shtet-shtetas. Këtu shteti bëhet i dhunshëm ndaj qytetarëve.
Unë e pranoj që opozita pati sukses me ligjin e dekriminalizimit. Elemente kriminale kishin hyrë në institucionet më të larta të vendit. Po shikojmë sot sesa pasuri gjyqtarësh janë të pajustifikuara, imagjino si është situata me pasuritë e politikanëve. Shqipëria duket sikur ka ngelur në vend prej 70 vjetësh dhe qytetarët duan të ikin.
Në Shqipëri po lulëzon krimi. Biznesit shqiptar sot i vihen gjoba nga kriminelët.Të shkosh në polici, një pjesë e saj është e lidhur me krimin, apo te politikanët që janë të lidhur me krimin.
Kriminelëve nuk u është sekuestruar pasuria e vendosur nga krimi dhe trafiqet dhe sot ata kanë mjetet edhe për tu zgjedhur deputet’, deklaroi Marko Bello.
Kujtojmë që opozita për shkak të situatës me kriminalitetin në vend nuk ka marrë pjesë në seancat parlamentare dhe as komisione.