Ballina Bota & Rajoni Ditë historike për Kosovën, Parlamenti Europian voton pro heqjes së vizave!

Ditë historike për Kosovën, Parlamenti Europian voton pro heqjes së vizave!

Parlamenti Europian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Pro heqjes së vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj kanë votuar 420 deputetë të Parlamentit Evropian.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon para fillimit të votimit tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, dhe ka kërkuar votën e të gjithë eurodeputetëve të Parlamentit Europian që të votojnë me votë pro.
Tanja Fajon para fillimit të votimit tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, dhe ka kërkuar votën e të gjithë eurodeputetëve të Parlamentit Europian që të votojnë me votë pro.
“Kërkoj të votoni pro liberalizimi të vizave për Kosovën. Nuk është një vendim përfundimtar, megjithatë vendimi i këtij parlamenti është jashtëzakonisht i rëndësishëm për procesin. Dihet se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuar për liberalizim të vizave”, ka thënë raportuesja e BE-së për Republikën e Kosovës, Tanja Fajon.
Tani radhën për të votuar këtë rekomandim e ka edhe Këshilli i Ministrave të BE-së.

Exit mobile version