“Dëmshpërblimi”, Tabaku: Paratë e ish-të përndjekurve po përdoren për koncesione tek familjet oligarke

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me vendimi e Kuvendit për ligjin për “Dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve”. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputetja demokrate thotë se mazhoranca do të vazhdojë të gënjejë për sa kohë qendron në pushtet.
Tabaku theksoi se qeveria Rama ka buxhetuar 2 mld lekë më pak, “para për ish-të persekutuarit”, dhe kanë kompensuar 43 mijë të përndjekur më pak se sa e njëjta periudhë e qeverisjes demokratike.
“Vesi del me shpirtin. Kjo mazhorancë do të vazhdojë të gënjejë për sa kohë qendron në pushtet! Kanë buxhetuar 2 mld lekë më pak para për ish-të persekutuarit dhe kanë kompensuar 43 mijë të përndjekur më pak se sa e njëjta periudhë e qeverisjes demokratike. Kjo është e vërteta që lexohet në librat e qeverisë dhe jo gënjeshtra që del nga goja e qeveritarëve. Ligji i sotëm që do të miratojnë është vetëm një tjetër sorollatje që do të vonojë dhe do t’i ulë kompensimet e të përndjekurve duke përdorur paratë e tyre për koncesione tek familjet oligarke. Shifrat janë të qarta! Nuk mund të presim më shumë. Ne nuk kishim asnjë iluzion! As të përndjekurit tashmë”, shkruan deputetja Jorida Tabaku.
Në seancës e sotme plenare, Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës ligjin për “Dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve”.