“Alba Bianca”/ Kush janë dy grupet e drogës “Baruti” e “Bushi” që u goditën sot në Itali

Operacioni “Alba Bianca” i Policisë Italiane të Trentos në bashkëpunim me policinë gjermane ka çuar sot në shkatërrimin e dy grupeve kriminale shqiptare me veprim në Itali, Gjermani, Hollandë e Belgjikë.
Në pranga janë vënë 20 anëtarët e dy grupeve “Baruti” e “Bushi” të cilët akuzohen për trafikimin e mbi 120 kg drogë të tipit kokainë, heroinë e marijuanë me vlerë prej më shumë se 20 milionë euro. Mes të arrestuarve dhe dy femra.
Grupi Baruti i përbëhej nga 13 anëtarë
– Florjan Musaj
. Eduart Gona
– Artur Muca
– Eljon Baruti
– Keti Shani
– Klevin Kodra
– Artan Sokola
– Shafique Mohammad Amar
– Rajmond Prenga
– Ben Jale AZiza Omar
– Erion Alla
-Halil Alla
Grupi Bushi përbëhej nga 7 anëtarë
– Vaskë Xherahu
– Hamit Bushi
– Arben Lleshi
– Odeon Proko
– Blerina Cela
– Manfred Hophensberger
– Qerim Lumi.

Hetimet
Operacioni Alba Bianca ka nisur hetimet në vitin 2016 pas sekuestrimti të 91 kg kokainë në kufirin Itali -Austri. Hetimet janë kryer në bashkëpunim mes policisë italiane, gjermane, maqedonase e shqiptare.
Në dy vite hetime investigatorët italianë kanë zbardhur se këto grupe kriminale trafikonin marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë e më pas në Gjermani, kurse kokaina trafikohej nga Belgjika në Gjermani e më pas në veri të Italisë, e heroina trafikohej nga Hollanda drejt Italisë.
Droga trafikohej në Itali përmes automjeteve me funde të dyfishta.
Grupet Baruti e Bushi ishin blerësit e parë të kokainës dhe heroinës në Gjermani e Holandë dhe e tregtonin më pas në Itali e në Europë.
Në Itali grupet Baruti e Bushi ishin në biznes me elementë kriminelë kalabrezë që prej vitesh vepronin në rajonin e Trentos.
Sekuestrimi
Gjithsej këtyre dy grupeve kriminal u janë sekuestruar
94 kg e 950 gramë kokainë
2.1 kg heroinë
21.3 kg mariajuën
100 mijë euro cash
5 makina
3 motora