Reagimi i fortë i pronarit të televizionit në Fier: Kjo është Bashkia e krimit…

Pak ditë më parë Fax News publikoi rastin e Fatos Mihalit, i cili ishte shoqëruar në komisariatin e policisë në Fier për shkak se kishte hapur një pusetë që i përmbyste biznesin e tij.
Pas letrave të vazhdueshme të tij në drejtim të Bashkisë, gjithë sa mori mbrapsht ishte indeferentizmi i tyre dhe shoqërimi për në komisariat.
Kur ende nuk ka marrë një zgjidhje përfundimtare, Mihali që është një nga drejtuesit e televizioneve të para lokale në Fier, është detyruar që ta mbyllë sërish pusetën dhe të nxjerrë në shitje dhe shtëpinë e tij. Ai tregon se nuk mund të jetojë mes ujqëjve, të cilët arritën që t’ia mbyllnin gojën.
‘’Përshëndetje! Kjo është gjendja pas ‘’krimit’’ të Fatos Mihalit. Krim i pastër kundër pronës publike , krim kundër Bashkisë Fier, krim ndaj Pitbull Subashit e dhjetra Subasheve të tjerë. Unë e mbylla këtë krim me 4000 lekë të reja nën qindra fotografë të Bashkisë të fshehur në makina e dyqanet përreth.
Duhet të përballem tani në prokurori per t’i shpëtuar dënimit me burg dhe në gjykate për të shpëtuar 500 mije leke, kur gjithcka kushtoi vetem 4000 lekë. Por ata fituan, ma mbyllen gropën pa e zgjidhur problemin, ma mbyllën biznesin 60.000 mijë leke në muaj, fituan me fenomenin që: kush guxon ndaj nesh që jemi Bashkia e Krimit e pëson edhe më keq.
Unë kam vetëm këto shtepi dhe sot po deklaroj pa deshirë se i nxora në shitje, e do zhdukem nga ky vend se vetëm midis mijëra ujqërvë të kuq neokomunista”, shkruan Mihali për Faxweb.