Rama rikthen Fred milionerin sekretar në PS

Asambleja e PS-së ka mbyllur punimet e saj me një fjalim të gjatë nga Edi Rama. Në fund anëtarët e saj kanë zgjedhur dhe sekretarët e Asambledhë dhe anëtarë të rinj. Rama ka futur në kryesi djalin e Server Pëllumbit, Arben Pëllumbin i cili është zgjedhur si sekretar Organizativ.
Bie në sy rehabilitimi i ish-deputetit Alfred Peza, i cili vazhdon të jetë nën hetim nga prokuroria për pasurinë e tij.
Peza është emëruar si sekretar i marrëdhënieve me Mediat. Gazetari i kthyer në Rilindas në pak kohë deputet bëhet një aksioner i madh dhe nëpërmjet bashkëshortes të tij blen aksione.
Kur ishte deputeti i Rilindjes, në një periudhë të shkurtër, Peza nga një gazetar u kthye në një njeri që ble aksione me qindra miliona lekë. Në vetëm 18 muaj 4 apo 5 fishon pasuritë e tij. Por nga vijnë këto qindra milionë lekë që e bëjnë Pezën aksioner Banke?

capture19