Babai i Alket Muhos: Djalin ma ekzekutuan me automatik dhe çifte

43-vjeçari Alket Muho që denononcoi disa parcela me kanabis në Memaliaj është vrarë më dy armë, automatik dhe çifte. Bababi i viktimës deklaroi në një prononcim për mediart se djali i tij është vrtarë me dy armë.
Gazetari i Fax News Edmond Hoxha ka qenë sot në familjen e Alket Muhos, që u ekzekutua ditën e djeshme në një fshat në afërsi të Gllavës në Memaliaj.
Familja e të ndjerit jeton në Patos, nga ku do të bëhet dhe përcjellja e tij për në banesën e fundit. Duke folur për ngjarjen babai i Alketit, Gjolek Muho shprehet i tronditur nga ngjarja, dhe thotë se nuk ka qenë në dijeni të ndonjë konflikti të të birit.gjolek
“Shteti shqiptar të nxjerrë vrasjen e djalit tim. Unë them që kanë qenë dy armë, edhe çifte edhe automatik, them unë. Konflikt ne nuk dimë që të ketë pasur. Ta nxjerrin në rast se ka”, shprehet babai i Muhos.
Dhembja dhe ngjarja e rëndë kanë tronditur jo pak familjarë, ndërsa i ati thotë se nuk ka dëgjuar asgjë nga ato që thuhen në media se djali i tij është dekonspiruar nga ana e policisë.
Kujtojmë se Alket Muho u qëllua me 7 plumba kallashnikovi në një zonë të thellë të Memaliajt, ndërsa për ngjarjen janë shoqëruar gjithsej 6 persona.
Alket Muho kishte vendosur që të tregonte se në zonën e Memaliajt kanabis vazhdonte të mbillej. 43-vjeçari nga fshati Rabije i Memaliajt nuk do të denonconte në Policinë e Tepelenës, sepse aty e dinte që emri i tij do të bëhej publik brenda pak minutash.
Muho do të denonconte në Tiranë në atë që njihet si Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.
Emri i tij do të bëhej publik për strukturat e policisë, por jo vetëm për ta. Policia do ta tregonte emrin e Alket Muhos edhe tek trafikantët e kanabisit. Vetëm 10 ditë do të kalonin nga denoncimi, kur Alket Muho do të ekzekutohej në tokën e tij jo shumë larg shtëpisë në fshatin Rabije.