Vrasjet në Shkodër, PD i përgjigjet Ramës: Fsheh të vërtetën! Zbulimi i krimit është zero!

Partia Demokratike ka denoncuar me shifra se zbulueshmëria e vrasjeve në Shkodër për vitin 2018 është zero dhe kjo shifër, fshihet nga qeveria. Në 7 vrasje që janë kryesor, nuk është zbuluar asnjë autor”.
“Gjysëm të vërtetat janë gjithmonë gënjeshtra!, u deklarua PD në rrjetet sociale. Edi Rama fshihet pas statistikave të vrasjeve ndër vite në Shkodër, por nuk tregon zbulueshmërinë e krimit në Shkodër. E vërteta është se në vitin 2010 është zbuluar 89% e vrasjeve. Në vitin 2018, që Rama e fsheh nga grafiku i tij, zbulimi i krimit êshtë zero.
Me Edi Ramën krimi nuk ka ndëshkim! Çlirimi i qeverisë nga krimi ështe prioriteti madhor i shoqërisë sot”.

pd