“Nuk ishte personale”, trajneri i Kroacisë i kërkon falje Ronaldos

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka kërkuar falje që e quajti Cristiano Ronaldon një egoist, pasi ylli i Juventusit nuk arriti të marrë pjesë në ceremoninë e UEFA-së, të enjten e kaluar, ku ish-shoku i tij i skuadrës, Luka Modric, e mundi atë për çmimin e “Lojtarit të Vitit”.
Duke fituar Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar me Real Madridin, nuk ishte e çuditshme që Keylor Navas, Sergio Ramos, Modric dhe Ronaldo të “spastronin” trofetë për postet e tyre përkatëse.
Por Ronaldo, i cili u largua nga Madridi për te Juventusi në korrik, nuk ishte parë askund në këtë ngjarje, me disa që sugjeronin se mungesa e tij ishte një përgjigje “për të qeshur” në favor të marrjes së çmimit kryesor nga Modric.
Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, dhe motra e sulmuesit, Katia Aveiro, ishin të gjithë mes atyre që kritikuan UEFA-n. Dalic pranon se mund të ketë shkuar shumë larg duke thënë se “Ronaldo është egoist dhe unë kurrë nuk do ta dëshiroja atë në ekipin tim”:
“Më vjen keq që Ronaldo nuk do të jetë përballë nesh, – tha Dalic para miqësores së të enjtes me Portugalinë. – Ajo ishte pjesë e përgjigjes sime, kur më pyetën se përse Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë e UEFA-s dhe për komentet negative karshi Luka Modric, që ishte duke marrë çmimin. Kështu që thashë se Cristiano ishte egoist dhe nuk më pëlqejnë lojtarë të tillë.
Nuk ishte asgjë personale, as negative, ndoshta mediat e kanë paraqitur gabim dhe për këtë më vjen keq. Për çmimin e më të mirit të FIFA-s unë votova për Modric dhe e vendosa Ronaldon si numrin dy. Luka e meriton atë cmim, sepse u votua si lojtari më i mirë në Botëror, ishte kampion botëror dhe europian me Realin, fitoi një medalje argjendi në Kupën e Botës.
Asnjë lojtar tjetër nuk ka fituar aq shumë këtë vit. Cristiano është një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, por këtë vit Luka ishte më i mirë. Do të doja që Cristiano të luante nesër, por edhe ne, gjithashtu, kemi lënë pushim Ivan Rakitic. Ronaldo e meriton pushimin, disa lojtarë kanë nevojë për më shumë kohë, pas Kupës së Botës, për të arritur formën më të mirë. Ndoshta do të kemi mundësinë të përballemi me të në “Euro 2020″.