Mesazhi i fortë i klerikut për vrasjet në Shkodër

Dom Artur Jaku ka mbajtur sot meshën në shtëpinë e Shën Nënë Terezës, në kuadër të dy vjetorit të shenjtërimit.
Gjatë fjalës së tij, Jaku i bëri apel të gjithë personave që po kryejnë vrasje që ti japin fund këtyre krimeve që po marrin jetë njerëzish.
‘Sot nuk e kam një apel për qeverinë sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë.
Mos harroni ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete.
Dhuna, terrori, vrasjet në Shkodrën tonë e vendin tonë duhet të ndalen’.

111