Grabitësit bëjnë namin në Gramsh, vidhen 50 biznese, makina, shtëpi e dyqane, policia ruan kanabisin

Partia Demokratike e Gramshit ka reaguar për situëtn e rëndë të vjedhjeve plaçkitjeve që ndodh në këtë qytet, ndërsa policia merret me ruajtjen e kanabisit dhe përndjekjen e q1ytarëve të thjeshtë që ndërtojnë një kasolle apo një mur mbrojtës.
Në një joftimin e saj PD Grammsh bën të ditur se në Gramsh kanë ndodhur mbi 50 vjedhje të llojeve të ndryshme” si biznese, markete, makina, shtëpi, dyqane, etj., ndërsa vetëm 5 % e tyre janë zbuluar nga policia.
Reagimi i plotë i PD Gramsh
“Paç dorën e mbarë”.
Kjo është shprehja e çdo qytetari gramshjot pas vjedhjeve të shumta në këtë qytet. Shkak për këtë reagim është vjedhja e radhës në fshatin Tunjë.
Që nga viti 2016 e në Vazhdim, në Gramsh janë bërë mbi 50 vjedhje të llojeve të ndryshme” si bisnese, markete, makina, shtëpi, dyqane, etj. Dhe 5 % e tyre janë zbuluar nga policia që duam.
Çdo banor i qytetit bën dy pyetje:
#-Kush i bën keto vjedhje?
#-Pse policia nuk i zbulon, me cfar merret ajo?
Për pyetje e pare te vjen në mend shprehja e vjeter e pleqëve “E ke kallausin nga brenda”.
Si ka mundësi që policia e gramshit nuk i zbulon këto vjedhje, se për ti kapur në flagrancë as bëhet fjalë.
Lusim mos të jenë pjese e këtyre vjedhjeve!

A e dinë këta shefa, se paguhen me taksat e këtyre bisneseve që vidhen ???!!
Me se po merret policia qe duam ne Gramsh? Se, hashashi të kundërmon në çdo cep të qytetit, tashmë kanë filluar edhe drogat e forta (urojmë përsëri qe të mos jenë pjesë e trafikut të drogave).
Hajdutët vjedhin sipas qefit dhe s’u hyn gjëmb në këmbë.
“Mbjellja e hashashit edhe këtë vit nuk ishte keq”.
Trafiku i lëndës drusore, vazhdon por me lejen e tyre.
Në fshehjen e ngjarjeve te ndryshme policia e Gramshit mban vendin e pare në vend.
Ndërtimet pa leje janë pjesa ku policia e Gramshit “shkëlqen”.
– Sa fillon një fshatar të bëjë një kasolle aty gjendet policia.
-Sa fillon një qytetar të bëjë një mur mbajtës apo riparim banese aty gjendet policia.
Këtë shkelje të ligjit e zbaton me korrektësi, njofton avokatin e saj dhe zbaton “proçedurat”, natyrisht kush e lyen qerren, i shpëton burgut, të tjerët i kalojnë prokurorisë.
Kjo është policia më e paafte, më korruptive, më nepotike ndër vite në Gramsh, dhe natyrisht s’mund të jetë ndryshe, kur në krye të saj është një person #social komunist i paaftë.
PD Gramsh është shqetësuar për situatën e krijuar në Gramsh dhe i bën thirrje këtyre xhambazëve se do të përgjigjen para ligjit për të gjitha veprimet abuzive që kanë kryer.
Zoti i ruajttë qytetarët e Gramshit.
Partia Demokratike Gramsh
Gramsh më 05/09/2018