Takasa në Rrugën e Kombit, Vasili thirrje qytetarëve: Refuzojeni, është vjedhje e turpshme

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili iu ka bërë thirrje qytetarëve të refuzojnë pagesën e Rrugës së Kombit që pritet të rinisë më 17 shtator.
Në një status në “Facebook”, Vasili shkruan se, kjo pagesë është vjedhje dhe se qeveria do të mbushë xhepat e saj me paratë e qytetarëve, pasi i bëri lekët rrush e kumbulla.
“Qytetarë refuzojeni pagesën e Rrugës së Kombit se është vjedhje.
Kryeministri për vete shkon në shtëpi në Surrel pa paguar asnjë lek, ndërsa kuksianët e varfër duhet të paguajnë lekun e fundit për të hyrë në shtëpi.
Qeveria hajdute kërkon sërish që të fillojë pagesa te Rruga e Kombit, që me paratë e qytetarëve të mbushë xhepat e saj dhe të oligarkëve.
Pasi i bëri lekët rrush e kumbulla për vetura luksoze, wc e zyra për qejf të saj tani do që t’ju rrjepë lekët qytetarëve të varfër.
Qytetarët paguajnë qindra milionë euro për rrugët ndaj dhe karburantin e kanë shqepur me taksa dhe është me çmimin më të tmerrshëm në Europë krahasuar me pagat e mjerueshme të shqiptarëve.
Qytetarë refuzojeni pagesën e Rrugës së Kombit se është vjedhje e turpshme”, shkruan Vasili.

Vasili