Basha me strukturat nga Shkodra: Aksion radikal dhe përballje për rrëzimin e qeverisë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha nisi nga Shkodra mobilizmin e strukturave të Partisë Demokratike për t’iu përgjigjur sfidës jetike të vendit, çlirimit të qeverisë nga krimi.
Në takimin me kryesinë e degës së Shkodrës Basha kërkoi që përfaqësuesit e PD të përdorin avantazhin kryesor të opozitës për të mobilizuar njerëzit-frikën që krimi ka nga Partia Demokratike, e cila ka treguar me vepra tolerancën zero ndaj krimit sa herë ka drejtuar vendin.
“Ajo që ka rëndësi, është shkalla e mobilizimit me të cilën ne si PD, në nivelin e lagjeve, blloqeve, shtëpive e fshatrave, do të mund t’i përgjigjemi thirrjes për një aksion radikal politik, që të ketë synim largimin e këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie.
Që nga ky moment, që kur të ndahemi prej këtij takimi, puna duhet të nisë derë më derë me njerëzit. Sot rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka”, tha Basha.

basha3 1