Banda që mbledh vota për Ramën mban nën terror Shkodrën, 5 vrasje dhe dy rrëmbime personash në dy muaj

Në vetëm dy muaj, në qytetin e Shkodrës kanë ndodhur vrasje të shumta të tipit mafioz, autorët e të cilëve ende nuk janë arrestuar, ndërsa mbetet mister edhe zhdukja e dy personave.
PD ka denoncuar me emër dhe mbiemër se pas pas krimeve të fundit në Shkodër qëndron banda e Bajrëve që mbledh vota për Ramën. Deputeti i Partisë demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas ekszekutimit të 5 mafioz të ndodhur ditën e sotme në Shkodër.
Gjatë një konference për mediat, Salianji, deklaroi se bandat dhe krimi në bashkëpunim me qeverinë kanë vënë nën terror Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.
Sipas tij kryeministri Rama është i lidhur ngushtësisht me kriminilët. Ndërsa ka shtuar se PD, ditën e parë që do të vijë në pushtet do të çmontojë dhe do të çojë pas hekurave gjithë bandat dhe kriminelët.
Por, çfarë ka ndodhur gjatë këtyre dy muajve:
18 qershor – Pronari i një servisi në qytetin e Shkodrës u ekzekutua me një plumb në kokë. Mehdi Kavaja u gjet i vdekur në servis, ndërsa motivet dhe autorët nuk dihet.

15 korrik – Ish-efektivi i policisë Boran Bërçama u ekzekutua në makinën e tij. Gjatë të shtënave me armë, u vra edhe bashkëjetuesja e tij, Silvi Ndoci, ndërsa arriti të mbijetonte fëmija pak më shumë se 1 vjeç. 20 plumba të një arme zjarri automatike me silenciator janë zbrazur ndaj çiftit të të rinjve që ndodheshin brenda në automjetin tip “Benz” fare pranë shtëpisë së tyre. Motivet dhe autorët mbeten mister.
10 gusht – Mëngjesit e të premtes së asaj dite vritet me armë zjarri Fatbardh Lici, i cili u qëllua me armë teksa pinte kafen e mëngjesit në lagjen “Kiras”. Ende nuk dihet publikisht motivet e vrasjes dhe as autorët.
23 gusht – Dy persona rezultojnë të zhdukur dhe ende nuk dihet asgjë për ta. Agron Mollaj dhe Gëzim Hysaj, dajë dhe nip, janë zhdukur pa gjurmë. Familja deklaron se nuk kanë konflikte, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha flet për pengmarrje mafioze. Gëzim Hysaj është babai i katër fëmijëve ndërsa Agron Mollaj është babai i tre fëmijëve.
1 shtator – Teksa kalëronte në rrethinat e qytetit të Shkodrës, biznesmeni Arjan Ferracaku u vra me disa plumba nga një person që i kishte ngritur pritë. Ndërsa flitet se ai mund të mos ketë qenë shënjestra, autorët dhe motivet e vërteta të krimit ende nuk dihet. Familja thotë se nuk ka pasur konflikt me askënd.