Ballina Aktualitet Skandal/ Policia nuk hyn dot në lagjen Dobraç të Shkodrës që kontrollohet...

Skandal/ Policia nuk hyn dot në lagjen Dobraç të Shkodrës që kontrollohet nga Bajraj

Pas mbledhjes urgjente të opozitës në Shkodër, policia ka blinduar zonën në afersi të Rusit, e cilësuar nga kreu i PD, Lulzim Basha si qendër e bandave. Burime për Faxnews zbulojnë se kjo zonë nuk është patrulluar kurrë më parë nga policia, ndërkaq mësohet se në Dobraç policia e ka të pamundur të ndërhyjë.
Në Rus mësohet se janë përqëndruar katër patrulla policie, të cilë kanë në fokus vetëm makinat me xham të zi.
Burime për Faxneës bëjnë të ditur se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ka vendosur ultimatum Drejtorisë së Policisë Shkodër, për të zbardhur ngjarjet më të fundit kriminale.
Kujtojmë që Basha pas vrasjeve mafioze në qytetin e Shkodrës, u shpreh se kjo zonë po mbahet në shtetrrethim nga bandat.
“Rama bashkëpunoi haptazi me kriminelët në Shkodër në zgjedhjet bashkëpunoi haptazi me familjen Bajraj dhe tani ka humbur çdo fuqi për të imponuar ligjin
Rama është kryeministër në letër, kontrollin në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier e Shijak nuk e ka policia, por bandat.
Para disa ditësh krimi goditi shtëpinë ku flinin fëmijën e një gazetare investigative. Mbrëmë u kërcua në Laç një tjetër gazetar. Janë vrarë biznesmenë. Situata është jashtë kontrollit. Sot Dobraci duhet të ishte nën kontrollin e forcave lëvizëse operacionale por është në një shtet rrethim kriminal”, tha Basha gjatë mbledhjes së opozitës në Shkodër.

Exit mobile version